Anduela Llabani: Një ministër i brendshëm është qëlluar me shpëllë nga Ergys Agasi sepse nxori jashtë Vlora Hysenin

Gazetarja Anduela Llabani ka bërë disa deklarata lidhur me ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni, duke pretenduar se ajo takohej me Ergys Agasin në një apartament me qira dhe se në këto takime nuk shoqërohej nga oficerë të tjerë.
"Në fakt duke qenë se ne jemi një vend i vogël dhe po të pyesësh punonjës të shërbimit, për të cilën unë jam shumë dakord me profesorin që nuk duhet ta përgjithësojmë punën e agjentëve të tjerë të shërbimit informativ, me atë se çfarë bëri Vlora Hyseni, apo për atë të cilën akuzohet Vlora Hyseni. Mësojmë shumë gjëra që nuk i kemi parë as në filma.
Di një fakt që besoj se opinioni publik do t'i duhen këto, mos të merremi me analiza të tjera që janë bërë sot gjatë ditës, që Vlora Hyseni kishte marrë një apartament me qira ku takohej me Ergys Agasin.
Që ndodhej diku aty pranë lagjes time. Apartamenti me qira edhe pse i lejohet kreut të SPAK-ut që duhet të marrë një ambient për të takuar informatorët e të tjera e të tjera.
Kreut të SHISH, po. Ajo që nuk i lejohet është fakti që të shkojë e vetme.
Pra në çdo takim Vlora Hyseni duhet të shkonte, të paktën, të paktën e shoqëruar me dy oficerë. Gjë që nuk ka ndodhur në rastin e Agasit. Një tjetër fakt interesant që edhe këtë e mësojmë nga vetë njerëz që e kanë përjetuar, është që ti të kesh qenë vetë ministër, është njësoj sikur të të vijë ty Ergysi në zyrë dhe të të gjuajë dhe me shpullë.
Dhe një fakt i tillë, nuk është pranuar dhe nuk është hetuar më pas nga asnjë organ drejtësie", u shpreh Llabani në ora news.
Lexo edhe
POLITIKE
Tre dekada drejtues të SHIK-SHISH, meritat dhe akuzat

“Erdhi një listë nga Kosova me…”/ Artan Hoxha: Vlora Hyseni krijoi rreth të ngushtë, shmangu komunikimin standard

Shkullaku: Rama e nisi me krimin dhe po e mbyll me të, shqiptarët kanë të drejtë të reagojnë

Një klikim, mijëra lekë/ BIRN: Si po bien shqiptarët në grepin e ‘mashtrimit kompjuterik’

‘Rama padrino i Tahirit, Veliajt, Ballukut, Gysit, Vlorës’/ Bushati: Funskionimi i shtetit si bandë mafioze





