"Kemi besim tek SPAK" - Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth çështjes së ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke rikonfirmuar besimin te SPAK dhe duke theksuar se ndjek nga afër çështjet që lidhen me shtetin e së drejtës.
Delegacioni i BE-së shmangu komentet mbi çështjen konkrete, për shkak se ajo është në hetim.
“Ne nuk komentojmë çështjet në vazhdim”, thuhet në përgjigje.
Megjithatë, Delegacioni theksoi se zhvillimet në fushën e shtetit të së drejtës, reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdojnë të ndiqen nga afër.
“Ne ndjekim nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës, veçanërisht reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm”, thuhet në përgjigje.
Delegacioni rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen për Prokurorinë e Posaçme.
“Kemi besim të plotë në aftësinë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të zbuluar, hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
Qëndrimi është në të njëjtën linjë me atë të shprehur më 25 shtator nga Komisioni Evropian.
Zëdhënësi Guillaume Mercier deklaroi më parë se Komisioni nuk komentonte çështje konkrete nën hetim, por ndiqte nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës në Shqipëri.
Edhe në atë reagim, Komisioni Evropian shprehu “besim të plotë” në aftësinë e SPAK për të zbuluar, hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Lexo edhe
POLITIKE
Fisnik Qosja në Komisionin e Ligjeve: Kërkojmë vlerësim publik të reformës së kaluar para se të merret vendimi përfundimtar

Debati politik në Komisionin e Kulturës/ Zhupa: Turp ku e keni katandisur Shqipërinë! Ramës i ka humbur legjitimiteti

Agron Shehaj në Konferencën Ndërparlamentare me BE: Ju dhe SHBA investuat te drejtësia, Rama i ka shpallur luftë

Debate te "Ligjet" për territorialen/ Brahimi: Bashkimi i bashkive ul kostot me mbi 30%. Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të gr...





