Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te fa... Drejt falimentimit, taksistët lajmërojnë protestë, Karanxha bën akuzën e fortë: Shoqëritë po pastrojnë para... Akuzohet për mashtrimin e 50 mln eurove me call center, GJKKO liron nga qelia Merxhan Çelikun Rama po shpopullon Shqipërinë, Xhaferri: Ai është i lidhur me botën e krimit dhe po bën pastrimin e parave ... “Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime Tragjedi në Spanjë, shpërthen çanta e dyshimtë gjatë kontrollit. Humb jetën polici, një tjetër i plagosur... Studimi/ Të rriturit e moshës së mesme konsumojnë dy herë më shumë kanabis se Gen Z “Mata Hari” kineze që dyshohet se joshi shefin e Nvidia-s, a u përdor Jensen Huang në një kurth spiunazhi k...
POLITIKE

‘Ora 400 mijë euro dhe skandali i SHISH’/ Çollaku: Edi Rama e di çfarë do të dalë nga dosjet

P
Piranjat28 September 2026, 18:56 · 9 min lexim
‘Ora 400 mijë euro dhe skandali i SHISH’/ Çollaku: Edi

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për zhvillimet që pritet të dalin në ditët në vijim, duke u ndalur veçanërisht te ora me vlerë 400 mijë euro dhe çështjet që lidhen me dosjet e SPAK.

Çollaku tha se Rama, gjatë deklarimeve të tij, ka dhënë detaje që sipas gazetarit ngrejnë pikëpyetje se nga i ka marrë këto informacione. Gazetari u ndal te ora me vlerë 400 mijë euro, për të cilën Rama ka folur publikisht.

‘Përmendi fiks orën 400 mijë euroshe. Si e di çmimin ai në kokë? Siç e ka dosja ia ka thënë’, u shpreh Çollaku. Ai ngriti më tej pyetjen nëse kryeministri e ka provuar ndonjëherë orën për të cilën foli.

‘Herës së parë ajo që tha Rama ishte dëshmia e një të pandehuri. Alibia, alibia e Ramës për ngjarjet që kanë ndodhur dhe të cilat do shfaqen duke filluar nga kjo javë dhe në ditët në vazhdim, Rama ka informacion se çfarë do të ndodhë. Dhe bëri përshtypje diçka shumë interesante kur ai filloi të rreshtojë disa nga përmendjet e deritanishme dhe hamendësoi të tjerat. Duke thënë diçka, përmendi fiks orën 400 mijë euroshe.

Si e di çmimin ai në kokë? Siç e ka dosja ia ka thënë. Dhe do t'i sugjeroj kryeministrit të mos jetë fort i shkujdesur, sepse partnerët janë shumë të kujdesshëm me detaje se kush e ka atë kokrrën e sahatit. Të shohë njëherë videot se mos e ka vënë ndonjëherë në dorë vetë.

Pa diskutim, e dinë atë, s'e ka... jo vetëm Rama, po edhe ne na e ka bërë të ditur. Por tani këtë orën ai e ka provuar dhe vetë ndonjëherë këtë orën 400 mijë euroshin? Nuk e ka te këndi i dhuratave që flet ai. Atë për të cilën flet dosja, nuk e ka fare.

Është në dosje, ai përgjigjet në këtë rast akuzës së drejtpërdrejtë sepse ai e di që është. Ai e di mirë se kush e ka dhuruar dhe kush e ka marrë. Tani po e pyesim, po e pyesim pak se larg e larg, a e ka provuar ndonjëherë ta vëjë në dorë si i rri, vetë kryeministri këtë?

Tjetër, ka biznesmenë që telefonat e koduar të të cilëve janë me emrat e mëdhenj këta, janë në SPAK dhe kanë komunikime edhe me Ramën, kanë mbaruar punë dhe tregojnë nënkontraktorëve si kanë mbaruar punë. Janë historitë e drogës e këta. Tjetër, autoritetet amerikane, zvicerane, shumë nga evropianët kanë dy muaj që kanë kërkesë në SPAK për lidhjet e Artur Shehut me Edi Ramën.

SPAK-u nuk u përgjigjet ende atyre dhe nuk thotë: ka dërguar një shkresë në SHBA për të marrë dijeni cili është statusi i tij atje dhe çfarë raporti ka drejtësia jonë me të këtu. Dhe pyetja tjetër që prapë Rama nuk iu përgjigj, unë po them që për të cilat nuk përgjigjet ai se këta nuk janë dhurata, vetë e ka takuar ndonjëherë në Monako dhe në Florida Artur Shehun.

Po, i vëllai Olsi a e ka takuar në Monako dhe në Florida? Sepse këto që bëhen pyetje janë nëpër dosje, nuk janë thjesht hamendësime teorike. Dhe janë investitorë strategjikë. Strategjikë kanë emrin, se të tjerët janë më shumë se gjysma trafikantë droge.

Të cilët në komunikimet e tyre pastaj do vijë Monako, ku grupet kriminale flasin se si e kanë mbaruar punën me kryeministrin. Pastaj do dalë SPAK-u i inceneratorëve, ku kryeministri e lajmëroi pak çfarë do përmendin. Nga e di ai që do përmendet se afërti shkojnë pagesa? Nga e di këtë histori?

Po se nuk është, nuk është vetëm ai. Janë edhe ca politikanë këtej e andej siç kanë qenë në kronikat dikur. Pra, në këtë histori, kjo është një alibi që po ndërton... Këta që kanë dalë përputhen me deklarimin e Ramës, nuk kemi parë gjë akoma. Këta që kanë dalë deri tani. Ka të tjera që janë personalisht për Ramën.

Rama do kishte ikur ta linin ata, ka frikë të ikë. Keni bindje për këtë? Ka frikë të ikë prej tyre, se ka një gjë tani kur futesh tek mafiozët dhe sidomos ndërkombëtarë, kur je me Sinaloan, kur je me Ndranghetan, kur je me Cosa Nostrën, që janë këmbëkryq këtej rrotull në biznese, ti nuk ke këtë zgjedhje të ikësh se kodi i mafias ka një makinë llogaritëse delikate në komunikim. Ata nuk të lënë të ikësh kur të duash ti nëse je futur aq thellë aty.

E vendosin ata orën, datën dhe mënyrën. Ndërsa ai ka aq para sa t'i lajë borxhet e t'u kthejë me interes, ajo është histori më vete. Po ne po flasim për një kryeministër këtu, nuk po flasim për një të kërkuar të zakonshëm. Se në një numër jo të vogël dosjesh, siç ka qenë përgjimi që ka dalë në sallën e gjyqit në Belgjikë ku thotë kryeministri Rama ka pjesën e tij.

Dhe pyetja thelbësore që bëjmë, duhet ta bëjmë të gjithë: Po te koncesionet, ku është pjesa e tij? Po te trafikantët e tjerë të drogës, ku është pjesa e tij? Po te këta dhuruesit e mëdhenj të pashënuar, ku është pjesa e tij?

Nëpër dosje është e qartësuar se ku është pjesa e tij. Këta nuk janë pyetje pa përgjigje. Nëpër dosje kanë përgjigjen dhe ajo që vjen, e di kush është asimetria këtu? Që dosjet që dalin në Itali, në Belgjikë, në Francë, në Spanjë, i kanë të sqaruara se kush janë përfituesit dhe vendimmarrësit në botën e trafikut dhe pastrimit të parave. Ajo që çalon dhe kërcet është fakti që në strukturën e posaçme...

Të posaçme, pra në Tiranë. Te godina e xhamtë që ai edhe alibinë edhe këtë monologun e kishin një lloj presioni edhe ndaj tyre. Se u arrestua ai në Vlorë, se akoma nuk janë bërë gati për t'i mbuluar ca gjëra.

Unë e di me emra. Do i lë nderin SPAK-ut ndonjëherë të na i lançojë dhe të na zyrtarizojë emrat. Pse i zgjasin ata dhe ne do bëjmë sikur harrojmë ndonjë për ta përmendur. Por ai e di atë, e thotë kam dërguar. Po kujt i dërgoi? Nuk e di ti ku shkon ministri? E di ku shkon në një fushatë elektorale nëpër rrethe i jep llogari. E jo më kur shkon në Aruba, në Monako, në Antverp, Majorka, se janë pesë takime atje.’, tha gazetari Basir Çollaku ndër të tjera në SYRI TV.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.