“Besoj disponon kapacitetin mendor për ta parë”/ Gazetari shpërthen ndaj deklaratave të Begajt: Çështje individuale është kur dikush bën seks, jo fik radarët e shtetit

Gazetari Gjergj Erebara ka reaguar ashpër pas deklaratës së Bajram Begajt në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me zhvillimet e fundit institucionale dhe hetimet që lidhen me ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni.
Erebara është ndalur veçanërisht te deklarata e Begajt, ku ky i fundit thotë se çështjet individuale nuk duhet të kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë.
Reagimi i Gjergj Erebara:
Lexova deklaratën e Presidentit të Republikës dhe përjetova një nga të paktat momente në të cilat ndjehem i lemeritur. Veçanërisht me këtë paragraf: "Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë."
[Besoj se e ka fjalën për hetimin e SPAK ndaj drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni.]
Ndoshta dikush duhet t'i thotë z. Begaj që "çështje individuale" është kur dikush bën seks me dikë dhe të tjerëve nuk u intereson gjë. Por kur dikush fik radarët e shtetit për një grup të strukturuar kriminal, kjo është çështje e sigurisë publike.
Por kur dikushi që i fik radarët është shef i shërbimit sekret ndërsa organizata kriminale nuk është një dosido por është një nga grupet më të konsoliduara të krimit të organizuar në vend, kjo, jo vetëm që nuk bie në kategorinë e "çështjeve individuale", por është cënim i rendit kushtetues.
Një deklaratë që nënçmon një situatë të tillë të paprecedentë, është turp për z. Begaj si individ dhe për Presidentin Bajram Begaj.
Krimi i organizuar është një emergjencë kombëtare. Z. Begaj besoj disponon kapacitetin mendor për ta parë këtë, por ma ha mendja, as burimet institucionale nuk i mungojnë.
Lexo edhe
POLITIKE
‘Ora 400 mijë euro dhe skandali i SHISH’/ Çollaku: Edi Rama e di çfarë do të dalë nga dosjet

"Kemi besim tek SPAK" - Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

Fisnik Qosja në Komisionin e Ligjeve: Kërkojmë vlerësim publik të reformës së kaluar para se të merret vendimi përfundimtar

Debati politik në Komisionin e Kulturës/ Zhupa: Turp ku e keni katandisur Shqipërinë! Ramës i ka humbur legjitimiteti

Agron Shehaj në Konferencën Ndërparlamentare me BE: Ju dhe SHBA investuat te drejtësia, Rama i ka shpallur luftë





