Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
POLITIKE

'Rama i izoluar ndërkombëtarisht', Zhulali: Pa takime në OKB, skandali i SHISH nuk është individual

P
Piranjat28 September 2026, 19:02 · 8 min lexim
'Rama i izoluar ndërkombëtarisht', Zhulali: Pa takime

E ftuar në emisionin ’TASK FORCE’ me Sonila Meçon, Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Ilda Zhulali, deklaroi se Edi Rama ndodhet në “ditët e veta më të errëta”, duke e lidhur situatën me vizitën e fundit të kryeministrit në OKB.

Zhulali tha se Rama nuk zhvilloi asnjë takim gjatë qëndrimit në Nju Jork dhe e cilësoi këtë si shenjë të izolimit të tij ndërkombëtar.

Ajo hodhi gjithashtu dyshime mbi kohën e publikimit të çështjes që lidhet me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, duke pretenduar se bëhet fjalë për një operacion të koordinuar për të diskredituar dhe dobësuar politikisht Ramën dhe Hysenin.

Zhulali kritikoi ashpër edhe qëndrimin e institucioneve shqiptare ndaj çështjes së SHISH.

Ajo theksoi se Presidenti Bajram Begaj dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare po e trajtojnë si çështje individuale një problem që prek një institucion të sigurisë kombëtare.

“Si mundet Presidenti i Republikës deri në këtë pikë sa një skandal me të tilla përmasa, që përfshin një institucion të tërë, që është SHISH-i, ta trajtojë si një çështje individi?”, tha ajo.

Zhulali paralajmëroi gjithashtu se partnerët ndërkombëtarë mund të kenë kufizuar shkëmbimin e informacionit të klasifikuar me Shqipërinë, duke argumentuar se një situatë e tillë do të cenonte besueshmërinë e vendit në marrëdhëniet me shërbimet partnere.

Unë mendoj që ai realisht sot është në ditët e veta më të errëta. Të mos harrojmë që sapo u kthye nga OKB, ku nuk arriti dot të realizojë as edhe një takim. Po të shikoni ndër vite, çdo herë që ka qenë, qoftë kryeministër, qoftë president, kushdo që ka patur mundësinë të shkojë në OKB, ka zhvilluar një minimum takimesh. Edhe Bajram Begaj kur ka qenë, që është mendoj unë figura politike me profilin më të ulët në historinë politike të Shqipërisë që ka përfaqësuar atë institucion, ka patur një minimum takimesh, dhe këtë nuk e ka arritur dot as Edi Rama.

Të mos ta krahasojmë pastaj me homologë të tij nga rajoni, të cilët kanë zhvilluar takime shumë të rëndësishme, edhe për shkak të zhvillimeve shumë të rëndësishme ndërkombëtare dhe për shkak të diskutimeve që kanë vendet, qoftë në aspektin dypalësh, qoftë për çfarë po ndodh në kuptimin e sigurisë. Vetëm Edi Rama ka qenë i vetmi në rajon vetmi në rajon që shkoi deri në Amerikë, shkoi në OKB, pra ky ishte misioni se për çfarë shkoi ai atje, dhe nuk realizoi asnjë takim. Pra, ishte totalisht i izoluar ndërkombëtarisht. Dhe unë nuk mendoj që qenia e tij atje-atje ka qenë rastësi me përkimet e lajmit për Vlora Hysenin. Mendoj që ky ka qenë një operacion i koordinuar enkas për t'i diskredituar të dy publikisht, botërisht, edhe Vlora Hysenin atje ku ishte, me shefat e shërbimeve të 82 vendeve të botës, po ashtu edhe Edi Ramën.

Patjetër, dhe fakti që u bë... sepse Vlora Hyseni të gjitha veprimet nuk është se i kishte bërë vetëm një ditë përpara se të ikte nga Shqipëria. Pra, për të kishte dijeni të plotë se çfarë kishte bërë, mund t'i ishte ndaluar për të shkuar atje, ose mund të pritej që të vinte që atje. Por mendoj që është përzgjedhur enkas kjo kohë kur të dy kanë qenë në dy takime të këtij formati, për t'i delegjitimuar, jo vetëm diskredituar politikisht, por edhe për t'i delegjitimuar dhe për t'u dobësuar pushtetin në maksimumin e mundshëm. Tani ky është Edi Rama që erdhi i tillë, i zvarritur nga OKB-ja në Tiranë, u përpoq që të jepte ndonjë lajm dhe të ngrinte pritshmëritë e njerëzve sikur do të jepte dorëheqjen, duke harruar pjesën më të madhe që kanë të bëjnë me të njëjtin Edi Ramë që ishte para se të shkonte në OKB, ai nuk ndryshon.

Dhe ai nuk e njeh konceptin e normalitetit, e dinjitetit të institucionit, apo që të ndjejë një mea culpa, ëh, të bëjë një apologji ndaj qytetarëve shqiptarë për çfarë u ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Aq më pak me këtë që po përpiqet që ta trajtojë si një çështje individuale. Dhe ishte e turpshme sot për shembull, që të shikoje që të njëjtën narrativë përdorte dhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Që ai këshill i mbledhur sot aty meriton të quhet çdo gjë përveç Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai mund të jetë këshilli i miqve të gjyshit, këshilli i pasigurisë kombëtare, këshilli i krimit, çdo gjë, po vetëm i sigurisë kombëtare s'mund të quhet. Dhe narrativa e përdorur, ekzaktësisht ajo që kërkonte Edi Rama, e bën atë akoma më të turpshme, duke e paraqitur këtë njerëzve si një çështje individuale. Si mundet të arrijë Presidenti i Republikës deri në këtë pikë sa një skandal me të tilla përmasa, që përfshin një institucion të tërë, që është si SHISH-i, pra që është i sigurisë, që është bazamenti i shtetit, ëh, ta trajtojë si një çështje dashuriçke, ëh, si një çështje individi.

Për të aktualitetit, po, se do të dilja edhe aty. Por e trajton si çështje individuale. Ndërkohë që ne jemi në pikën që sot që flasim, unë besoj që të gjitha vendet partnere kanë marrë masa që të mos e ndajnë informacionin e klasifikuar me Shqipërinë, siç kanë bërë deri dje.

Këto nuk mund të reagojnë publikisht, por unë do të jap një rast përpara disa vitesh. Pati një ngjarje në Austri, që përfshinte shërbimin inteligjent. Menjëherë vendet partnere, po flasim për Austrinë ëh, që ka një tjetër kulturë institucionale dhe gjëma të këtij lloji do e kishin rrëzuar qeverinë 700 herë deri tani. Dhe jo vetëm. Por aty u morën menjëherë masa, u kufizua ndarja e informacionit të klasifikuar, sa Austria u detyrua që ta ringrinte institucionin nga e para. Po ju kujtoj gjithashtu dëmin që bëri Charles McGonigal, nëse e mbani mend, kreu i FBI-së pasi doli çështja e tij, tha që dëmi që i është bërë institucionit është i pallogaritshëm.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.