Berisha përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Luginën e Preshevës: Të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes subjekteve politike shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e cilëson marrëveshjen si një zhvillim që duhet përshëndetur dhe shprehet se ajo është në interes të shqiptarëve që jetojnë në këto komuna.
Berisha u bën thirrje shqiptarëve që jetojnë në këto komuna, si dhe atyre në emigracion, që të marrin pjesë në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit politik të komunitetit shqiptar.
Reagimi i plotë:
Një marrëveshje për t’u përshëndetur!
Miq, forcat politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës sipas mediave arriten dje në Prishtinë në prani të Kryeministrit të Kosovës marrëveshjen për të marrë pjesë me një listë të përbashkët “Koalicioni Shqiptar’ në zgjedhjet e parakohshme të Republikës së Serbisë.
Partia Demokratike përshëndet këtë marrëveshje që është dhe interesi më i mirë i shqiptarëve në këto komuna të Serbisë të banuara nga shqiptarë që ende janë dhe qytetarët, minoriteti më i shtypur në Europë nga regjimi i Beogradit! Partia Demokratike ju bënë thirrje të gjithë shqiptarëve rezident në këto komuna apo në emigracion të marrin pjesë në këto zgjedhje për të siguruar përfaqësimin më të mirë të mundeshëm të shqiptarëve të komunave të tyre.
Lexo edhe
POLITIKE
KLSH fut në skaner Thumanë-Kashar, Burgjet, HEC-et dhe bujqësinë, Arben Shehu: Asnjë lloj presioni nuk na ndal

"Nesër më shumë"/ Mbyllet dita e 123 e protestës: Rama jep dorëheqjen!

Von der Leyen në Tiranë, eurodeputetja gjermane: Shqiptarët nuk e meritojnë qeverinë që kanë

Bardhi-Ramës: Kush e propozoi Vlora Hysenin në krye të SHISH-it? Jep përgjigje

Protestuesit ndezin Tiranën, marshojnë me flakadanë në rrugët e kryeqytetit, jehon thirrja: Arrestoni Ramën





