KLSH fut në skaner Thumanë-Kashar, Burgjet, HEC-et dhe bujqësinë, Arben Shehu: Asnjë lloj presioni nuk na ndal

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, thotë se institucioni po zhvillon një seri auditimesh në sektorë me peshë dhe se, aty ku konstatohen shkelje, çështjet i referohen Prokurorisë dhe SPAK-ut. Ai konfirmon edhe raste konkrete presioni ndaj audituesve. Kontrolli i Lartë i Shtetit po kryen një seri auditimesh në disa prej sektorëve dhe institucioneve më të rëndësishme të vendit, ndërsa për rastet ku konstatohen shkelje dosjet do t’i përcillen Prokurorisë dhe, në mënyrë të veçantë, SPAK-ut.
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu në një intervistë për tch ka zbuluar një pjesë të listës së auditimeve që janë aktualisht në proces. Në fokus janë Ministria e Energjisë dhe KESH-i, aksi Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, vendburimet e naftës, Drejtoria e Burgjeve, vendshfrytëzimet e kromit, HEC-et, mbështetja për bujqësinë dhe sistemet fotovoltaike.
Intervista
Arben Shehu, kryetar i KLSH: Jemi në proces verifikimi intensiv për asetet, duke iu referuar punës së Ministrisë së Energjisë dhe KESH, po auditojmë rrugën Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, vendburimet e naftës, Drejtorinë e Burgjeve, vendshfrytëzimet e kromit, njëkohësisht auditimi po vazhdon për auditimin e HEC-eve, për mbështetjen bujqësore, sistemet fotovoltaike, kryerjen e analizave të biopsisë, monitorimin e substancave të rrezikshme. Më lejoni të citoj auditimin e përfunduar, si ai i kontratës së seteve kirurgjikale në Ministrinë e Shëndetësisë, të Shërbimit të Kontrollit Mjekësor Bazë dhe Korporatës së Investimeve Shqiptare, që kanë një rëndësi të veçantë.
Në lidhje me bashkëpunimin institucional, puna jonë nuk përfundon me auditimin, por për rastet që vlerësohet se ka shkelje, i jemi drejtuar Prokurorisë, në mënyrë të veçantë SPAK. Dosjet që KLSH i referon në Prokurori mbeten konfidenciale gjatë fazës së hetimit, ndërsa Shehu foli edhe për situata presioni ndaj audituesve të institucionit.
Arben Shehu: Në drejtim të këtyre situatave jo normale do t’u drejtohemi institucioneve. Garantojmë se puna e institucionit nuk është cenuar nga çdo lloj presioni, të çdo forme.”
-E keni fjalën për presione konkrete?
Arben Shehu: Patjetër që për presione konkrete, por kjo nuk do të ndikojë në punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Lexo edhe
POLITIKE
"Nesër më shumë"/ Mbyllet dita e 123 e protestës: Rama jep dorëheqjen!

Von der Leyen në Tiranë, eurodeputetja gjermane: Shqiptarët nuk e meritojnë qeverinë që kanë

Bardhi-Ramës: Kush e propozoi Vlora Hysenin në krye të SHISH-it? Jep përgjigje

Protestuesit ndezin Tiranën, marshojnë me flakadanë në rrugët e kryeqytetit, jehon thirrja: Arrestoni Ramën

‘Laku ka ardhur te Ali Baba’/ Abilekaj: 40 bashkëpunëtorë të Ramës në hetim e burg, tani vjen drafti me 150 ndryshime





