Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë...
POLITIKE

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes! Asgjësoni 15 bashki

P
Piranjat 8 October 2026, 19:59 · 3 min lexim
Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të

Në kuvend vijon seanca maratonë ku pritet të hidhet për votim reforma e njëanshme e propozuar nga maxhoranca e kryeministrit Edi Rama e cila parashikon shkrijen e 15 bashkive.

Lideri i PD-së Sali Berisha tha se po asgjësohen 15 bashki, prej të cilave ka me performancë shumë të mirë.

Më tej Berisha akuzoi deputeten socialiste Olta Xhaçka se ka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes.

Pjesë nga fjala e Sali Berishes

Gjuha që përdoret këtu nga deputetët e Padrinos është forma më e lartë e korruptimit të gjuhës.

Është akti më i rëndë i korrupsionit jo vetëm të gjuhës, por edhe të mendimit.

Është krim që transmetohet nëpër medieve në mbarë Shqipërinë.

Shikoni mor zotërinj, këta asgjësojnë 15 bashki, prej të cilave ka me performancë shumë të mirë.

Prej të cilave ka me ekipe, me aktivitete kulturore të shquara.

Ka me ekipe sportive të rekordeve botërore.

Prej të cilave ka komunitete me rezerva botërore hekuri dhe nikeli siç është Përrenjasi, siç është Klosi me kromin.

Prej të cilave ka performancë më të mirë se këto ekzistueset.

Dhe këtu dilni këtu e bëni avokatinë më të turpshme.

Por problemi është se termat që përdorni këtu janë një përdhosje e plotë e gjuhës shqipe.

Termat që përdoren këtu janë përdhosja më e madhe pasi përdorni fjalët e kësaj gjuhe të bukur për t’u fshehur realitetin shqiptarëve, për t’u shitur me fjalët tuaja të korruptuara një realitet që nuk ekziston.

Për të mbrojtur aferat tuaja korruptive.

E morët vesh apo jo, në kohën që ka qenë ministre Mbrojtje, ka luajtur kontrabandën.

Prandaj o qytetarë shqiptarë sot vjen e voton verbërisht se mbron kontrabandën e armëve që ka zhvilluar me të shoqin.

Jo, një minutë, se kjo është një çështje e madhe shumë se unë po e ndjek, por kjo nuk shkon kështu.

Se këta i detyron të dalin ai, i detyron... po sigurisht të detyron ty. Po mor po, se ty peng të morën Troplinët që kur të vunë ty në Portin e Durrësit.

Pa le më aty tek armët të çuan kontrabandistët ty.

Prandaj si ka mundësi të silleni në këtë mënyrë?

E përfundoj unë fjalimin, por nuk përfundojnë këta mashtrimet.

Mashtrimet e tyre nuk përfundojnë kurrë!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.