Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përshkallëzim i rrezikshëm/ Avioni luftarak suedez sulm raketës ruse në Poloni, moti i keq prish planet e p... EMRI/ I riu shqiptar “tap” sulmon 5 efektivë policie në Maltë dhe i ngrihen 9 akuza Vuçic drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender U ndoq nga 6 patrulla dhe u kap pas arratisë së ‘çmendur’ me makinë, 33-vjeçari shqiptar i lirë pas disa or... Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të ... “The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta
POLITIKE

Berisha kërkoi heqjen e 'Detyrimit të Paraqitjes', Kushtetuesja shtyn shqyrtimin e kërkesës

P
Piranjat 8 October 2026, 17:37 · 1 min lexim
Berisha kërkoi heqjen e 'Detyrimit të Paraqitjes',

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së kreut të demokratëve Sali Berisha, për shfuqizimin e masës së sigurisë 'Detyrim Paraqitje', ndërsa sot nuk pritet të ketë një vendim për këtë çështje.

Në seancën e planifikuar do të shqyrtohej kërkesa për të shpallur antikushtetues vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, të datës 3 janar 2025, me të cilin masa ndaj Berishës u ndryshua nga 'Arrest shtëpie' në 'Detyrim Paraqitje'. Ai ka kërkuar që vendimet e gjykatave lidhur me këtë masë të shfuqizohen si të papajtueshme me Kushtetutën, ndërsa shqyrtimi i çështjes do të vijojë në një datë tjetër.

“Sali Berisha, seancë plenare mbi bazë të dokumenteve. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shfuqizim si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 00-2025-658, datë 22.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, thuhet në shkresë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.