Tabaku kundër Reformës Territoriale: Dështon të përfaqësojë qytetarët dhe cenon autonominë vendore Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u deklarua prerazi kundër reformës së re territoriale.
Ajo argumentoi se ndryshimet e propozuara po mbështeten mbi llogari elektorale dhe jo mbi nevojat reale të komuniteteve, duke anashkaluar një analizë të thellë të impaktit të reformës së vitit 2015.
“Sot po na kërkohet të votojmë reformën territoriale, por pyetja kryesore mbetet: çfarë përfitojnë qytetarët nga kjo reformë që thjesht vizaton kufij të rinj në hartë? I vetmi diskutim që dëgjohet është se kush fiton Divjakën apo Poliçanin, ndërkohë që askush nuk po mendon për qytetarin,” deklaroi Tabaku.
Deputetja theksoi gjithashtu se dështimet e mëparshme administrative janë konstatuar edhe nga institucionet kushtetuese të kontrollit, por nuk janë marrë parasysh.
“Që në vitin 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatonte se reforma e 2015-ës nuk i kishte përmbushur objektivat dhe shfaqte probleme serioze në ushtrimin e funksioneve. Politikat fiskale e buxhetore kanë cenuar autonominë vendore, ndërsa asnjë nga këto mangësi nuk është korrigjuar apo sjellë për diskutim në parlament,” nënvizoi ajo.
Humbja e përfaqësimit direkt dhe cenimi i autonomisë
Në fjalën e saj, Tabaku renditi disa nga parimet themelore që, sipas saj, po shkelen me këtë reformë, duke veçuar largimin e pushtetit nga qytetari dhe rritjen e kostove për banorët e zonave periferike.
“Territori është identitet dhe demokraci lokale: Territori nuk është pushtet dhe as leje ndërtimi. Banorët në Zall-Herr, Mullet, Bërzhitë, Baldushk apo Qinam nuk do të marrin asnjë shërbim më shumë; përkundrazi, do të marrin më pak shërbime ndërsa vazhdojnë të paguajnë faturën e kripur të taksave dhe tarifave të rritura të ‘Bashkisë së Madhe’ Tiranë,” tha Tabaku.
Ajo ngriti shqetësimin se zëvendësimi i drejtuesve të zgjedhur me zyrtarë të emëruar dëmton llogaridhënien dhe përfaqësimin e komuniteteve lokale.
“Kur një komunitet shkrihet me një tjetër, ai humbet kryetarin e zgjedhur, këshillin bashkiak, vendimmarrjen për buxhetin lokal dhe sigurinë për shërbime. Zëvendësimi i tyre me një administrator apo nënkryetar të emëruar cenon drejtpërdrejt demokracinë vendore,” argumentoi deputetja.
Kërkesat e BE-së për konsensus dhe përfshirje
Lidhur me standardet ndërkombëtare dhe procesin e integrimit evropian, Tabaku solli në vëmendje komunikimet me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, duke theksuar se reformave të tilla u mungon gjithëpërfshirja.
“Në komunikimet me Komisionin Evropian dhe komisioneren Kos, theksohet qartë se kjo reformë — ashtu si çdo reformë që lidhet me procesin e integrimit — kërkon gjithëpërfshirje, mbështetje të gjerë qytetare, të shoqërisë civile dhe konsensus politik. Duke qenë se prek drejtpërdrejt sistemin elektorat, ajo nuk mund të imponohet në mënyrë të njëanshme,” u shpreh ajo.
Në përmbyllje të fjalës së saj, deputetja e opozitës rikonfirmoi qëndrimin se forca e një bashkie matet me cilësinë e shërbimit dhe dëgjimin e zërit të qytetarit, e jo me shifra apo zgjerim territori.
“Një bashki nuk është më e fortë thjesht sepse ka më shumë financa. Një bashki është më e fortë kur zëri i qytetarit dëgjohet, kur shërbimi funksionon, kur pushteti jep llogari dhe kur çdo vendim merret në të mirë të publikut. Kjo që po paraqitet sot nuk është një reformë e qytetarëve, por një reformë e pushtetit dhe e llogarive elektorale,” përfundoi Tabaku.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
8 Tetor17:37
Berisha kërkoi heqjen e 'Detyrimit të Paraqitjes', Kushtetuesja shtyn shqyrtimin e kërkesës
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së kreut të demokratëve Sali Berisha, për shfuqizimin e masës së...
POLITIKE
8 Tetor16:44
Projekti i propozuar në Zvërnec: WSJ nxjerr në pah konfliktet, hetimin dhe faturën që i mbetet shtetit
Wall Street Journal ka zbritur në Shqipëri për investimin miliardësh të Jared Kushner, duke ndërtuar një reportazh që sj...
POLITIKE
8 Tetor16:27
"Kjo ndodh vetëm në diktaturë"/ Blushi: Reforma territoriale po miratohet me gjak, shkopinj gome dhe arrestime
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi p&e...
POLITIKE
8 Tetor16:09
Debate për “Territorialen” në Kuvend dhe përplasje jashtë Parlamentit. Sinaj ndryshon qëndrim, Braçe kundër PS-së
Kuvendi është mbledhur këtë të enjte, ndërsa pritet të votohet reforma territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkiv...
POLITIKE
8 Tetor15:11
“Territorialja”/ Bardhi i drejtohet PS-së: Na tregoni kriteret, jo pazaret politike
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën se po e bazon reformën administrativo-territoriale në pazare...
POLITIKE
8 Tetor13:49
Berisha shpërthen ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti këtu?! Jep llogari për hotelin në Barcelonë, kush ta pagoi?
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përplasur në Kuvend me socialistin Arbjan Mazniku, një nga hartuesit e draftit t...
POLITIKE
8 Tetor11:53
Tensione në Kuvend/ Balla propozoi ndryshim të rendit të ditës, Bardhi përgjigjet ashpër: Nuk ju vjen turp! Garda vendoset te Foltorja
Ka pasur tensione në Kuvend, pas kërkesës së Taulant Ballën për të ndryshuar rendin e ditës, Gazment Bardhi ka reaguar a...
POLITIKE
8 Tetor11:44
“Territorialja”/ Apeli i dy kryebashkiakëve për deputetët: Mos e votoni këtë reformë shpopulluese!
Protesta kundër Reformës Administrativo-Territoriale vijon para Parlamentit, ndërsa kryebashkiakët e Memaliajt, Albert Malaj dhe Fushë-...