Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
POLITIKE

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit Eric Wendt: SHBA do japë ndihmë substanciale për çmontimin e narkoshtetit

P
Piranjat26 September 2026, 14:30 · 3 min lexim
Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit Eric Wendt: SHBA do japë

Kryetari i PD, Sali Berisha në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, ka komentuar ardhjen e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe marrëdhëniet e ardhshme me opozitën. Berisha i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit, ndërsa ka folur për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Ai ka shprehur bindjen se administrata amerikane do të japë, sipas tij, një ndihmë të rëndësishme në luftën kundër karteleve të drogës dhe në atë që ai e quan “çmontimi i narkoshtetit” në Shqipëri.

Avokat Eduard Brahilika: Zoti Berisha, ju prej tre vitesh keni artikuluar termin narkoshtet dhe ky term sot diskutohet në Bruksel, në Kongres, në Senat dhe në mediet botërore. Ambasadori Wendt do të jetë më datë 2 në Shqipëri. A mendoni se do të keni një raport të frytshëm me të duke qenë se ju jeni i vetmi që keni luftuar krimin në këtë vend gjatë viteve 2005-2009?

Sali Berisha: Së pari i uroj mirëseardhjen ambasadorit dhe theksoj këtu se beteja kundër narkoshtetit është një betejë shumë e vështirë.

Ne jemi i vetmi vend në Europë, ne jemi njëlloj si Guinea-Bissau që ishte vendi i parë dhe i vetëm narkoshtet në Afrikë, ne u bëmë vendi i parë dhe i vetëm narkoshtet në Evropë.

Dhe unë kam besim se me pozicionimin dhe kualifikimin që iu ka bërë presidenti Trump dhe administrata e tij karteleve të drogës si grupe terroriste, Shtetet e Bashkuara do japin një ndihmë substanciale për luftën kundër këtyre karteleve dhe çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri.

Sekretari Rubio, edhe një herë të dashur miq, në mesazhin e tij të urimit për shqiptarët Ditën e Pavarësisë, e konsideron luftën kundër karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të këtyre karteleve, po dihet se kush janë bashkëpunëtorët, si kritike për sigurinë e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara.

Sepse në fakt këto kartele, kartelet shqiptare janë një rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por Evropën, për hemisferën perëndimore dhe mbarë botën.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.