Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës Këlliçi: Dëshmia e Mirel Mërtirit në Vjenë për inceneratorin e Tiranës mund të ketë pasoja “bërthamore” për... Macron pas 10 vitesh si President: Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve  Bardhi: Pse SPAK nuk merr ne pyetje Edi Ramën për mesazhet e takimeve me biznesmenët? Ai është urdhëruesi... VIDEO/ 380 metra rrugë në Tragjas-Vlorë tenderohet 3 milionë euro! “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një i plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër...
POLITIKE

Deklarata e fortë e Bardhit: Ka patur komunikim mes Ramës dhe kreut të SPAK për Ballukun

P
Piranjat 2 October 2026, 09:41 · 3 min lexim
Deklarata e fortë e Bardhit: Ka patur komunikim mes Ramës dhe kreut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë deklarata të forta teksa foli për zhvillimet që lidhen me çështjen e Belinda Ballukut dhe Prokurorinë e Posaçme.

I ftuar në News24, Bardhi u shpreh se ka pasur komunikime mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka kërkuar që veprimet e reja procedurale ndaj Ballukut të shtyheshin.

Sipas tij, një kërkesë e ngjashme është tentuar të bëhet edhe më herët me ish-drejtuesin e Prokurorisë, i cili, sipas Bardhit, nuk ka pranuar ta takojë kryeministrin.

Bardhi pretendoi më tej se Braho ka pasur komunikime me Ramën dhe se kryeministri ka kërkuar që veprimet e Prokurorisë të shtyheshin pas periudhës së pushimeve. Në vijim, Bardhi foli edhe për marrëdhëniet që, sipas tij, Braho ka me figura të tjera të mazhorancës, duke deklaruar se ai ka marrëdhënie të afërta me ministrin e ri të Brendshëm.

“Ballukut i është rënduar akuza. Ka pasur komunikimim mes kryeministrit dhe zotit Braho, në qershor që kërkesa për veprimet e reja ndaj zonjë Balluku të mos bëhen në qershor. Informacioni absolutisht informal. Veprim që ka tentuar ta bëje edhe me ish-drejtuesin e Prokurorisë i cili nuk ka pranuar ta takojë zotin Rama. Ndërsa zoti Braho ka marrë dhe ka dhënë me komunikime me zotin Rama. Zoti Rama i ka kërkuar që kërkesa të mos veprohet. U zbulua vila e parë e zonjës Balluku. Zoti Rama ka pretenduar se ka një komplot të agjencie të huaja jo miqësore me Shqipërinë dhe ka pretenduar që një veprim në këtë moment i prokurorisë së posaçme do merrej si veprim armiqësor, dhe ka kërkuar që veprimet të ndërmerren pas pushimeve. Zoti Braho ka marrëdhënie të ngushta me ministrin e ri të Brendshëm që është pika kryesore. Sot 9 muaj nga ardhja e Brahos ka zero veprime”, tha ai.

Ai ngriti gjithashtu pretendime për lidhje familjare me Partinë Socialiste, duke deklaruar se djali i tezes së Brahos është anëtar i Asamblesë së PS-së, ndërsa vëllai i Klodian Brahos ka qenë pjesë e fushatës së PS-së në Berat.

Djali i tezes së Klodian Brahos është anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Vëllai është çdo ditë në fushatë në Berat, në Vala… Zonja, shko dhe verifikoje. Je gazetare, na thuaj. Po, duhet të bësh pyetje, zonja Bardhi, se s’mund të vish këtu të ndezësh shiritin, atëherë fol. Prandaj, sot, ti mund të ma konfirmosh: sot në Prokurorinë e Posaçme janë vetëm dy prokurorë që kanë këto çështje që po dalin gjatë këtyre nëntë muajve. Ka zero çështje”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.