Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës Këlliçi: Dëshmia e Mirel Mërtirit në Vjenë për inceneratorin e Tiranës mund të ketë pasoja “bërthamore” për... Macron pas 10 vitesh si President: Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve  Bardhi: Pse SPAK nuk merr ne pyetje Edi Ramën për mesazhet e takimeve me biznesmenët? Ai është urdhëruesi... VIDEO/ 380 metra rrugë në Tragjas-Vlorë tenderohet 3 milionë euro! “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një i plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër...
POLITIKE

Sot dita e 125-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!  

P
Piranjat 2 October 2026, 07:42 · 2 min lexim
Sot dita e 125-të e protestës, qytetarët të vendosur deri

Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 125-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë të shumtë në numër mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Sot dita e 125-të e protestës, qytetarët të vendosur deri

Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.

Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.