Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve Der standard: Rama po bën ligje kundër demonstruesve në Shqipëri Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me... Rezultoi me i votuari në sondazhin e "Shekulli"-t, Florjan Binaj për mbështetjen e qytetarëve: Përgjegjësi!... Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dh... Paradoksi i Lidl në Ballkan/ 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste Iu hoq drejtimi i PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë pas Asamblesë U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi!
POLITIKE

“Demokracia është në agoni”/ Berisha nga Strasburgu: Denoncova narkoshtetin, trafikun e drogës, krizën ekonomike dhe goditjen ndaj medias

P
Piranjat30 September 2026, 17:30 · 4 min lexim
“Demokracia është në agoni”/ Berisha nga Strasburgu:

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka përcjellë përmes një videomesazhi nga Strasburgu, ku ndodhet për punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, çështjet që ka ngritur gjatë qëndrimit të tij në këtë institucion. Në qendër të deklaratës së tij ishte situata në Shqipëri dhe akuzat ndaj qeverisë Rama. Berisha u shpreh se fokusi kryesor i tij ka qenë denoncimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, duke e lidhur këtë situatë me pasojat që janë shfaqur në ekonomi, bujqësi, industri dhe zhvillimet demografike.

Në videomesazhin e publikuar nga Këshilli i Europës, kryetari i PD-së ngriti akuza edhe për trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai deklaroi se Shqipëria është një nga aktorët kryesorë në trafikun e kanabisit drejt Europës, ndërsa, grupet kriminale shqiptare kanë rol edhe në transportin e kokainës nga Amerika Latine.

Mesazhi i plotë:

Mirëdita!

Gjatë qëndrimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, por qëndrimi im më kryesor ka qenë në denoncimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që ka ndërtuar Edi Rama në Shqipëri gjatë këtyre viteve, pasojat shkatërrimtare të këtij narkoshteti mbi ekonominë e vendit, zhvlerësimin dramatik të euros dhe dollarit, rënien masive të prodhimit industrial dhe prodhimit bujqësor dhe shokun e tmerrshëm demografik të paprecedent në historinë e Shqipërisë në shekuj.

Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë, klanet shqiptare janë transportues kryesorë të kokainës nga Amerika Latine dhe kontrollues të tregut europian.

Në këtë kuadër, unë bëra thirrje për mbështetje nga ky institucion në luftën kundër narkoshtetit në Shqipëri, i cili përbën rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin dhe më gjerë. Në qëndrimin tim, një vend të rëndësishëm kanë patur edhe diskutimet lidhur me faktin se sot në Beograd fantazmat e Ratko Mlladiç po bëjnë fushatë krah patronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, dhe kjo përbën një fyerje, një rrezik të madh për rajonin, një fyerje të rëndë për mbarë qytetërimin botëror.

Kërkova dhe do insistoj që sanksione të qarta të vendosen ndaj Serbisë në raport me Këshillin e Europës, mbasi ky akt vjen në kundërshtim flagrant me të gjitha parimet themelore.

Ratko Mlladiç është orkestruesi dhe kryeautor i gjenocidit më të madh pas Luftës së Dytë Botërore në Srebrenicë, ai ka kryer krime të rënda në Kroaci dhe në zona të tjera dhe tani bën fushatë përkrah Aleksandër Vuçiçit fshatrat dhe qytetet e Serbisë.

Një vëmendje tjetër, situata dramatike e mediave në Shqipëri të kontrolluara sipas raporteve ndërkombëtare në 90% të tyre nga një aleancë mafioze e narkoqeverisë, bizneseve dhe klaneve të drogës.

Aty ku 90% të mediave kontrollohen nga qeveria, korruptohet gjuha, korruptohet mendimi, liria de facto është një iluzion.

Aktet e dhunës ndaj mediave të qeverisë janë të dënueshme dhe i denoncova me forcën më të madhe, por kërkohet një ndërhyrje urgjente, mbasi e vërteta është se demokracia në Shqipëri për këto arsye është në agoni, ndërkohë konsolidohet gjithnjë e më shumë diktatura autoritare bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.