Protestuesit ndezin Tiranën, marshojnë me flakadanë në rrugët e kryeqytetit, jehon thirrja: Arrestoni Ramën
Me thirrje “Rama në burg”, “Berisha në burg” vijon marshimi në kryeqytet. Pas fjalimeve te Kryeministria ka nisur edhe m...
Me thirrje “Rama në burg”, “Berisha në burg” vijon marshimi në kryeqytet. Pas fjalimeve te Kryeministria ka nisur edhe m...
Një draft me 150 ndryshime në sistemin e drejtësisë, në një moment kur hetimet kanë prekur një numër të konsid...
Kur qeveria e Partisë Demokratike, nënshkroi marrëveshjen me gazsjellësin Transadriatik, në kontratë u vu një klauzolë...
Në konferencën me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se po përpilohen traktatet e ardhshme të...
Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashk&eum...
Korrupsioni vijon të jetë një nga pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe klimën e biznesit në Shqipëri. Vlerësimi...
Policia e Tiranës ka filluar verifikimin e videove me përmbajtje seksuale të cilat prej ditës së djeshme po qarkullojnë në rr...
Nasser Al-Khelaifi ka bërë të qartë se te Paris Saint-Germain nuk mungojnë pretendentët për Topin e Artë. Presidenti i...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, konsiderohet “jashtëzakonisht obez” dhe peshon më shumë se 140 kilogramë, po...
Ambasadori amerikan Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama, një takim që vjen disa ditë pas marrjes së detyrës së dipl...
Dhjetë vjet pasi mazhoranca e tij ndryshoi Kushtetutën për t’i hapur rrugë reformës në drejtësi, Edi Rama propozon tani një paketë që vendos kufij të rinj mbi mënyrën se si drejtësia mund të përdoret ndaj zyrtarëve dhe qytetarëve. Janë 105 nene të Kodit të Procedurës Penale që ndryshohen ose shtohen, dhe ndërhyrja nuk është kozmetike. Preken disa nga mjetet më të forta që kanë sot prokuroria dhe policia, arresti me burg, sekuestrimi dhe hapja e celularëve, përgjimet, marrja në pyetje, aksesi te dosja dhe kohëzgjatja e hetimeve.
Mesazhi politik që Rama dha gjatë prezantimit ishte se drejtësia mori fuqinë për të goditur, por tani duhet të ketë më shumë kufij në mënyrën si e ushtron atë fuqi.
“10 vjet më parë ne i dorëzuam pushtetit gjyqësor shpatën e ndëshkimit, e cila për 100 vjet kishte qëndruar në dorën e pushtetit politik. Sot duam të bëjmë një hap tjetër, më modest në përmasa, por jo më pak kuptimplotë në qëllim. Duam t’i japim më shumë ekuilibër peshores së drejtësisë, në mënyrë që pushteti gjyqësor të mos bëjë asnjëherë ligjin mbi drejtësinë, por drejtësia të jetë gjithnjë fuqia e barazisë së të gjithëve përpara ligjit. Ky është thelbi i paketës së re që prezantojmë sot publikisht dhe që vetë bashkautorët e saj shumë të nderuar e kanë quajtur “Paketa e Garancive Procedurale””, tha Rama.
Pika më e fortë, burgu
Drafti përmbys logjikën me të cilën vendoset masa e sigurisë. Gjykata duhet të nisë nga liria dhe jo nga qelia. Për veprat penale me dënim maksimal deri në tre vjet, nuk do të ketë masa shtrënguese (detyrim paraqitje, arrest në shtëpi dhe arrest me burg), ndërsa për ato me dënim maksimal nën pesë vjet nuk do të caktohet arrest me burg.
“Për veprat me dënim maksimal deri në tre vjet, si rregull, nuk do të caktohen më masa shtrënguese. Për vepra me dënim maksimal nën pesë vjet nuk do të caktohet më arrest me burg. Natyra e rëndë e veprës, e marrë më vete, nuk do të mjaftojë më. As heshtja e personit, as mospranimi i akuzës nuk mund të përdoren më si provë rrezikshmërie. Rreziku duhet të jetë konkret, aktual dhe i mbështetur në fakte që lidhen me vetë personin. Gjykata duhet të bëjë vlerësimin e saj të pavarur dhe, nëse kopjon argumentet e prokurorit dhe nuk arsyeton pse masat më të buta nuk mjaftojnë, vendimi bëhet i pavlefshëm dhe lind përgjegjësia disiplinore e gjykatësit”, tha Rama.
Pra, me formulën e re nuk mjafton më që prokuroria të thotë se vepra është e rëndë. Duhet të provojë pse ky person konkret duhet të mbahet në burg dhe pse arresti në shtëpi, garancia pasurore apo një masë tjetër nuk mjafton.
Gjykata do të duhet gjithashtu të rivlerësojë vazhdimisht nëse ekzistojnë ende arsyet për mbajtjen e personit në burg. Prokurori duhet t’i provojë gjykatës çdo muaj nëse personi duhet mbajtur në burg (kjo në rastet kur personi akuzohet nga prokuroria për vepra penale që parashikojnë dënime më të rënda se 3 ose 5 vite burg në rast dënimi final).
“Gjykata duhet të nisë nga liria, të shqyrtojë masat më të buta, të vlerësojë arrestin në shtëpi dhe të arrijë te burgu vetëm kur çdo alternativë tjetër është e pamjaftueshme. Sa herë caktohet arresti, gjykata duhet të vlerësojë edhe garancinë pasurore, të llogaritur natyrisht sipas gjendjes reale financiare të personit, me përjashtimet e domosdoshme për rrezikun ndaj provës, krimet e rënda me dhunë, terrorizmin, veprat kundër rendit kushtetues dhe çështjet specifike që janë kompetencë e Gjykatës së Posaçme. Çdo muaj prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet e masës vazhdojnë të ekzistojnë dhe t’i argumentojë ato. Liria nuk mund të kufizohet një herë dhe pastaj të harrohet sikur nuk ekziston më”, tha Rama.
Çfarë ndodh me personat që janë sot në arrest?
Kjo është një nga pikat politikisht më të ndjeshme të paketës. Rama u kujdes të theksonte se ndryshimet nuk do të zhbëjnë hetimet apo provat e marra deri tani dhe nuk do të hapin automatikisht dyert e burgut për personat që ndodhen sot nën masa sigurie.Por drafti parashikon që masat ekzistuese të kalojnë në një kontroll të ri individual nga gjykata brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.
Rama e paralajmëroi shprehimisht këtë dallim:
“Kjo paketë nuk rihap çështje të mbyllura. Aktet dhe provat e marra ligjërisht përpara hyrjes së saj në fuqi mbeten të vlefshme. Rishikimi brenda gjashtëdhjetë ditëve i masave të sigurimit që janë në fuqi nuk është amnisti. Është kontroll individual nga e njëjta gjykatë, rast pas rasti, me të drejtë ankimi për palët. Të drejtat nuk kanë biografi, nuk kanë parti, nuk kanë profesion dhe nuk kanë as popullaritet. Të drejtat ose vlejnë për të gjithë, ose nuk janë të drejta.”
Pra, sipas mënyrës se si e prezantoi Rama, gjykatat do të detyrohen t’i shohin edhe një herë masat që janë aktualisht në fuqi dhe të vendosin individualisht nëse vazhdojnë të justifikohen sipas standardeve të reja.
Telefoni nuk është më “pronë” e hetuesit sapo sekuestrohet
Pas arrestit, ndryshimi tjetër më i fortë është ai që prek celularët.
Sipas Ramës, deri më sot praktikisht, telefoni i sekuestruar mund të hapë për hetuesit pothuajse të gjithë jetën private të një personi, bisedat, fotografitë, lëvizjet, financat, kontaktet dhe aplikacionet. Drafti kërkon ta ndërpresë këtë praktikë.
Policia dhe prokuroria mund ta sekuestrojnë telefonin, por nuk do të mund ta hapin dhe kontrollojnë pa një autorizim të posaçëm të gjykatës. Dhe autorizimi nuk do të jetë i përgjithshëm. Gjyqtari duhet të përcaktojë konkretisht pajisjen, aplikacionet, periudhën dhe llojin e të dhënave që mund të kontrollohen.
“Ndryshimi i katërt vjen si domosdoshmëri për të mbrojtur jetën private në epokën e telefonit inteligjent. Telefoni nuk është më thjesht një mjet komunikimi. Ai është arkivi i jetës së një njeriu, i komunikimeve, fotografive, lëvizjeve, financave dhe marrëdhënieve të tij. Prandaj sekuestrimi i pajisjes nuk mund të jetë më në asnjë mënyrë një leje e pakufishme për të lexuar dhe parë gjithçka që arkivi i saj përmban. Policia dhe Prokuroria mund ta sekuestrojnë pajisjen, nuk diskutohet, por për ta hapur, kopjuar ose përpunuar përmbajtjen e telefonit duhet autorizim paraprak i gjykatës. Vendimi i gjykatës do të përcaktojë pajisjen, kategoritë e të dhënave, aplikacionet, periudhën dhe kriteret e kërkimit”, tha Rama.
Çfarë tjetër ndryshon me paketën
Përtej dy ndërhyrjeve kryesore, kufizimit të arrestit me burg dhe vendosjes së filtrit të gjykatës mbi celularët e përgjimet, paketa me 105 ndryshime prek edhe një sërë procedurash të tjera penale.
Një prej tyre është mbrojtja e viktimave të dhunës në familje. Sipas ndryshimeve të prezantuara, gjykata do të mund të urdhërojë largimin e menjëhershëm nga banesa të personit të dyshuar për dhunë, t’i ndalojë afrimin me viktimën dhe ta vendosë nën mbikëqyrje. Garancia pasurore gjithashtu do të përcaktohet duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të personit.
“Kjo reformë nuk e harron as viktimën. Në rastet e dhunës në familje, gjykatës do t’i jepet e drejta ta largojë menjëherë nga banesa personin e dyshuar për dhunë, të ndalojë afrimin me viktimën dhe ta mbajë nën mbikëqyrje. Garancia pasurore do të caktohet sipas gjendjes financiare të personit dhe kur ka rrezik për provat, liria nuk do të blihet me para”, tha ministri Toni Gogu.
Një risi tjetër është mundësia për transmetimin drejtpërdrejt të proceseve gjyqësore. Kjo nuk do të jetë automatike, por do të kërkojë kërkesën e palëve dhe miratimin e gjykatës.
“Me kërkesën e të pandehurit dhe viktimës dhe autorizimin e gjykatës, seanca mund të transmetohet drejtpërdrejt duke mbrojtur të drejtat e të tretëve dhe viktimave”, tha Rama.
Paketa rregullon më hollësisht edhe marrjen e mostrave biologjike dhe ruajtjen e profileve gjenetike. Ato do të merren me pëlqimin e personit ose me vendim gjykate, me praninë e mbrojtësit, ndërsa pas një pafajësie të formës së prerë parashikohet asgjësimi i tyre.
Ndryshime parashikohen edhe për grupet që konsiderohen më të cenueshme. Gratë shtatzëna, nënat me fëmijë deri në gjashtë vjeç, baballarët ose kujdestarët e vetëm në raste të caktuara, personat mbi 70 vjeç, të sëmurët rëndë dhe personat në programe terapeutike do të kenë mbrojtje të posaçme përballë arrestit me burg.
Në të njëjtën kohë, drafti forcon prezumimin e pafajësisë edhe jashtë sallës së gjyqit. Prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore, avokatët dhe profesionistët e tjerë që kanë detyrim të ruajnë sekretin hetimor do të mbajnë përgjegjësi për nxjerrjen e të dhënave në kundërshtim me ligjin.
“Ndryshimi i gjashtë ka rëndësi sepse nxjerr prezumimin e pafajësisë jashtë sallës së gjyqit. Gjyqi në pazar përpara gjyqit në sallë nuk është drejtësi”, tha Rama.
Të gjitha këto ndryshime janë pjesë e paketës prej 105 nenesh që do të qëndrojë në konsultim publik deri më 28 tetor. Nëse miratohet në këtë formë, ajo do të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme rregullat me të cilat policia, prokuroria dhe gjykatat mund të ndërhyjnë në lirinë, privatësinë dhe të drejtat procedurale të një personi gjatë një hetimi penal./lapsi.al
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të ndryshimeve në Kodin e Procedur&...
Ambasadori amerikan Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama, një takim që vjen disa ditë pas marrjes së detyrës së dipl...
Ish-deputeti Dashamir Shehi ka komentuar zhvillimet dhe akuzat e bëra publike në dosjen që lidhet me ish-drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni, dhe b...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se ekonomia shqiptare është futur në një rreth vicioz dhe nuk prodhon m&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta në lidhje me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, duke de...
Ardhja e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Tiranë pritet të shoqërohet me protesta, teksa kjo e fundit do t...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në praninë edhe të ambasadorëve të vendeve europiane, projekt ndryshimet në Kodin e Procedur...
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen politike të arritur mbrëmë, mes drejtuesve ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur disa ndryshime në institucion. Pas shkarkimit të kryetares së komandu...
Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ngre shqetësimin për importin e mishit të pulës dhe derrit jashtë tregjeve të...