Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E transferoi në burgun e Fierit/ Veliaj kallëzon drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo për ... Letra drejtuar GJKKO për prova të reja nga SHBA, Meta: Procesi të zhvillohet me transparencë dhe respektim ... Skandali që rrëzoi perandorin e Nvidia-s/ Bloomberg zbulon orët e fundit të Jensen Huang para dorëheqjes: N... Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë nga shembja e gurëve Pas denoncimit në Piranjat News, Bashkia e Lezhës ndërhyn te rruga e spitalit, pastrohet e gjithë zona! Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkr... Trump paralajmëron për ndërhyrje ushtarake në Kubë Zidane: Bravo Italia, ne paguam gabimet në mbrojtje! Pak para, pa punë, korrupsion kudo/ Gazeta gjermane: Çdo ditë të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës Tirana “po mbytet” në beton, gjelbërimi mbetet në hije Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA I dënuar në Itali për përdhu*im, arrestohet 64-vjeçari
POLITIKE

Këlliçi takim me strukturat e degës 9 në Tiranë: Edi Rama dhe regjimi i tij janë në fund, por goditjen finale do t’ia japin demokratët

P
Piranjat29 September 2026, 20:06 · 2 min lexim
Këlliçi takim me strukturat e degës 9 në Tiranë: Edi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ndarë pamje nga një takim me strukturat e Degës 9 të PD-së në Tiranë, ku ka deklaruar se demokratët po vijojnë organizimin në terren dhe se, sipas tij, opozita ka vullnetin për të sjellë ndryshimin në vend.

Përmes një postimi, Këlliçi u shpreh se demokratët kanë një “epërsi të dukshme morale” përballë mazhorancës, të cilën e akuzon për skandale dhe afera.

“Demokratët kanë epërsi të dukshme morale përballë Rilindjes së rrënuar në skandale dhe afera të çmendura”, shkroi ai.

Këlliçi theksoi gjithashtu se fryma për ndryshim, sipas tij, po ndihet në strukturat e Partisë Demokratike në të gjithë vendin.

“Demokratët kanë vullnetin për të sjellë ndryshimin që kërkon vendi. Kjo frymë ndihet kudo. Dega 9 dhe strukturat e saj, sot në seksionin 3&4, e dëshmojnë çdo ditë”, vijoi ai.

Në përfundim, nënkryetari i PD-së deklaroi se qeveria ndodhet, sipas tij, në fund të ciklit politik, ndërsa u bëri thirrje demokratëve të vijojnë organizimin.

“Edi Rama dhe regjimi i tij janë në fund, por goditjen finale do ja japin demokratët, që po organizohen e ripërtërihen pa ndalim”, përfundoi Këlliçi.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.