"Kjo ndodh vetëm në diktaturë"/ Blushi: Reforma territoriale po miratohet me gjak, shkopinj gome dhe arrestime

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi për miratimin e reformës territoriale. Ai e ka cilësuar situatën si një proces të shoqëruar me përplasje dhe tensione, duke pretenduar se reforma po miratohet me tensione të ashpra.
Në reagimin e tij, ai ka sulmuar edhe Arbian Maznikun, duke e akuzuar se ka ndërtuar karrierën politike duke tradhtuar Erion Veliajn. Sipas Blushit, ai ka përfituar politikisht duke u distancuar nga ish miku, i tij dhe ka bërë karrierë mbi atë që ai e cilëson si 'tradhti ndaj shokut'.
“Dua t’ju kujtoj një element që nuk duhet anashkaluar. A mund të më thoni një vend që miraton një reformë territoriale me gjak, me shkopinj gome, me gaz lotsjellës, me arrestime?
Ku ndodh kjo? Kjo ndodh vetëm në diktaturë dhe kjo ka ndodhur në diktaturë. Ata qytetarë që po protestojnë sot, nuk kanë ardhur nga hiçi. Janë banorë të 15 bashkive që ju kërkoni t’i shuani, t’i zhdukni nga harta e Shqipërisë. Dhe për t’i dhënë një përgjigje një “kolegu”, se këta nuk meritojnë t’i quash kolegë, se s’mund të jesh koleg me ata që mbrojnë interesat mafioze të Edi Ramës. Por prezantuesi, lapto-reforma (Arbian Mazniku), i cili e ndërtoi karrierën duke tradhtuar Erion Veliajn, dhe i cili do të jetë viktima e parë e Erion Veliajt, sepse e ka paralajmëruar që do t’i ngulë thonjtë në fyt.
Pra, këta njerëz që ndërtojnë karrierën e vet politike mbi tradhtinë ndaj shokëve më të ngushtë janë zgjedhur nga Edi Rama fiks adapt për të prezantuar një reformë e cila në vetvete nuk është asgjë tjetër veçse një akt kriminal dhe diktatorial. Një thikë pas shpine, një tradhti për të gjithë shqiptarët.”, u shpreh Blushi.
Lexo edhe
POLITIKE
Debate për “Territorialen” në Kuvend dhe përplasje jashtë Parlamentit. Sinaj ndryshon qëndrim, Braçe kundër PS-së

“Territorialja”/ Bardhi i drejtohet PS-së: Na tregoni kriteret, jo pazaret politike

Berisha shpërthen ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti këtu?! Jep llogari për hotelin në Barcelonë, kush ta pagoi?...

“’Territorialja’, e pakonsultuar dhe pa mbështetje ndërkombëtare”/ Marjana Koçeku thirrje socialistëve: Mos shkrini vlerat e komuniteteve...

“Çoi burrin në SPAK sot, por trafikun e bënë bashkë”/ Berisha: “Lubitë” kanë vetëm interesa kriminale! Nuk do shpëtoni, fatin e Ramës do ...

Tensione në Kuvend/ Balla propozoi ndryshim të rendit të ditës, Bardhi përgjigjet ashpër: Nuk ju vjen turp! Garda vendoset te Foltorja

“Territorialja”/ Apeli i dy kryebashkiakëve për deputetët: Mos e votoni këtë reformë shpopulluese!

“11 interpelanca me Ramën janë refuzuar, turp”/ Bardhi-socialistëve: Mos i dilni zot vilave të Ballukut!





