Përfundon takimi e Von der Leyen me Presidentin, Begaj: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i vendit

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Biseda u fokusua mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, reformat dhe bashkëpunimin rajonal.
Presidenti Begaj i përcolli zonjës Von der Leyen mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë, ndërsa rikonfirmoi se anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i vendit.
Teksa e cilësoi anëtarësimin në BE edhe si proces transformues për sa i përket forcimit të institucioneve, demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve, Presidenti i Republikës vuri në dukje se
Shqipëria ka përparuar ndjeshëm në procesin negociues drejt finalizimit.
Plani i rritjes, SEPA, Eu4schools, janë shembuj të prekshëm të suksesit të këtij procesi.
“Shqipëria i qaset këtij procesi me besim, por edhe me një kuptim të qartë të përgjegjësisë që ai mbart. Ambicia jonë është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë përparimin drejt mbylljes së të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027”, - theksoi Presidenti Begaj.
Gjatë takimit, Kreu i Shtetit nënvizoi se sundimi i ligjit, reforma në drejtësi, si dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten përparësi themelore.
Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE bazuar në meritë dhe rezultate konkrete.
“Ne besojmë, - u shpreh Presidenti Begaj, - se e vetmja rrugë e qëndrueshme është ajo e reformave konkrete. Jo vëtëm të bëjmë ligje, por të rrisim standardet sipas atyre evropiane dhe t’i vëmë në zbatim”.
Kreu i Shtetit riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar rrugën e saj evropiane me përgjegjësi dhe përkushtim, duke kontribuuar njëkohësisht në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe të Evropës.
Lexo edhe
POLITIKE
‘Rama po bën ligje për të mbrojtur veten’/ Saimir Visha: Ka dalë nga binarët, po godet drejtësinë

“T’i tregojmë Von der Leyen sa shumë e urrejmë Ramën”/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, prijnë studentët

“Dorëheqje dhe qeveri tranzitore”, qytetari: Rama synon të ushtrojë presion mbi gjyqtarët, kërkon të shtrijë rrënjët në çdo pushtet...

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Saraçi i ashpër me Von der Leyen: Erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp që s'na dëgjoi!...

Pediatria e Lushnjës në gjendje të amortizuar, Korreshi publikon pamjet: Lagështirë, mure të dëmtuara dhe kushte skandaloze





