Ronaldo në telashe, Federata në Portugali e ndëshkon për rebelimin
Një përplasje me trajnerin Jorge Jesus i ka kushtuar Cristiano Ronaldos një pezullim të përkohshëm nga Federata Portugeze e Futb...
Një përplasje me trajnerin Jorge Jesus i ka kushtuar Cristiano Ronaldos një pezullim të përkohshëm nga Federata Portugeze e Futb...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ka deklaruar publikisht se autoritetet vendase besojnë se ka pasur ndërhyrje dir...
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me atentatin me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur e...
Statistikat tregojnë se për të pestin vit radhazi shqiptarët renditen në vendin e parë për sa i përket numrin më ...
Është bllokuar hyrja e tunelit në aksin Tiranë–Elbasan, pasi dyshohet se ka ndodhur një aksident rrugor. Deri më tani, nu...
Presidenti francez Emmanuel Macron po përballet me një rënie drastike të mbështetjes publike, ku rreth 82% e qytetarëve nuk e mi...
Çështja e 115 akuzave për shkelje të dyshuara të rregullave financiare ndaj Manchester Cityt vazhdon të mbajë në ten...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me deklaratat e Elisa Spiropalit në Kuvend, duke i kërkuar kë...
Marrëveshja për naftën ruse ka trazuar edhe vetë republikanët e Donald Trumpit në SHBA. Një prej tyre, Brian Fitzpatrick e...
Aksidenti në vendin e punës që ndodhi në fabrikën 'MotorOil', në Agioi Theodoroi në Greqi ka marrë kthesë tragjik...

Maxhoranca socialiste ka përgatitur disa ndryshime të rëndësishme në Kodin e Procedurës Penale, sidomos sa i përket aplikimit të masave të sigurimit. Përballë disa zhvillimeve të rëndësishme, ku zyrtarë të lartë e të niveleve të tjera kanë përfunduar pas hekurave për vepra penale që lidhen me ushtrimin e detyrës, kryeministri Edi Rama dhe stafi i tij duket se kanë menduar që të zbusin frikën e administratës.
Edi Rama i prezantoi vetëm amendimet e pritshme të Kodit të Procedurës Penale, ku theksin e vuri pikërisht tek masat e arrestit. Sipas tij, ndryshimet parashikojnë që nuk aplikohet asnjë masë sigurimi për vepra penale që dënohen maksimalisht deri në 3 vjet. Po ashtu, për veprat penale që kanë maksimum dënimi deri në 5 vjet, gjykatat nuk mund të aplikojnë masën e sigurimit “arrest në burg”.
Sipas kryeministrit, drafti i ri është përgatitur me ekspertë të huaj dhe që synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian.
“Boldnews.al” konsultoi Kodin Penal dhe konstatoi se të paktën 280 nene janë pjesë e kësaj pakete të re. Natyrisht, një pjesë e tyre kanë qenë edhe më parë të përjashtuara nga aplikimi i masave të sigurimit.
Disa “hyrje” të reja në listën e veprave penale, për të cilat nuk aplikohet masa “arrest me burg” përfshijnë “shkeljen e barazisë në tendera” apo krimet zgjedhore.
Kodit aktual i Procedurës Penale parashikon se masa e arrestit me burg mund të aplikohet për dënime me maksimum 4 vjet burgim. Ndryshimet e propozuara e rrisin këtë prag, duke e çuar aplikimin e arrestit me burg për veprat me maksimum dënimi 5 vjet e lart.
Në vijim, është lista e të gjithë veprave penale, për të cilat drafti i ri i Kodit të Procedurës Penale parashikon se nuk mund të aplikohet asnjë masë dënimi ose nuk mund të aplikohet “arresti me burg”.
Për disa nene të Kodit Penal, drafti i ri nuk parashikon asnjë masë sigurimi. Në disa të tjerë, një ose disa paragrafë nuk parashikojnë masë sigurimi, ndërsa në paragrafë të tjerë ndalojnë aplikimin e masës së “arrestit me burg”.
Në listën e mëposhtme, janë shënuar me ngjyrë të kuqe nenet ose paragrafët, për të cilët nuk parashikohet aplikimi i asnjë mase sigurimi. Ndërsa, në tekstin pa ngjyrë, janë nenet ose paragrafët, për të cilët nuk mund të aplikohet masa e “arrestit me burg”.
(Shënim: Me ngjyrë të kuqe nenet ose paragrafët, për të cilët nuk do të aplikohet asnjë masë sigurimi. Pa ngjyrë, nenet ose paragrafët, për të cilët nuk do të aplikohet masa e sigurimit “arrest me burg)
NENI 83/a – Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje
NENI 83/b – Nxitja për gjakmarrje
NENI 84/a – Kanosja me motive racizimi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik
NENI 85 – Vrasja nga pakujdesia
NENI 88/a – Plagosje e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike
NENI 88/b – Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme
NENI 89 – Plagosja e lehtë me dashje
NENI 89/b – Përhapja e sëmundjeve infektive (paragrafi 1 dhe 2)
NENI 90 – Dëmtime të tjera me dashje
NENI 91- Plagosja e rëndë nga pakujdesia
NENI 92 – Plagosja e lehtë nga pakujdesia
NENI 93 – Ndërprerja e shtatzënisë pa pëlqim të gruas
NENI 94 – Ndërprerja e shtatzënisë e kryer në vende dhe nga persona të paautorizuar (paragrafi i dytë)
NENI 95 – Dhënia e mjeteve për ndërprerjen e shtatzënisë
NENI 96 – Neglizhenca në trajtimin mjekësor
NENI 97 – Mosdhënia ndihmë
NENI 98 – Mosdhënia e ndihmës nga kapiteni i anijes
NENI 105 – Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën
NENI 107 – Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike
NENI 108/a – Ngacmimi seksual, paragrafi i parë
NENI 109/a – Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese
NENI 110 – Heqja e paligjshme e lirisë (paragrafi i parë)
NENI 110/b – Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar
NENI 110/c – Veprimet që lehtësojnë trafikimin (paragrafi i parë)
NENI 112 – Dhunimi i banesës
NENI 114 – Shfrytëzimi i prostitucionit (paragrafi i parë)
NENI 117 – Pornografia (paragrafi i parë)
NENI 118 – Dhunimi i varreve
NENI 119/a – Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik
NENI 119/b- Fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik
NENI 121 – Ndërhyrje të padrejta në jetën private
NENI 121/a – Përndjekja (paragrafi i parë)
NENI 122 – Përhapja e sekreteve vetjake
NENI 123 – Pengimi ose shkelja e fshehtësisë së korrespondencës
NENI 124 – Braktisja e fëmijëve të mitur (paragrafi i parë)
NENI 124/b – Keqtrajtimi i të miturit (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 125 – Mosdhënia e mjeteve për jetesë
NENI 126 – Mosnjoftimi i ndryshimit të vendbanimit
NENI 127 – Marrja e padrejtë e fëmijës
NENI 128 – Ndërrimi i fëmijëve
NENI 129 – Shtytja e të miturve në krim
NENI 130 – Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë
NENI 130/a – Dhuna në familje (paragrafi i parë), paragrafët e tjerë pa masë arresti në burg
NENI 131 – Pengimi i veprimtarive të organizatave fetare
NENI 132 – Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit
NENI 133 – Pengimi i ceremonive fetare
NENI 134 – Vjedhja (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 137 – Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike (paragrafi i parë), paragrafi i dytë.
NENI 137/a – Vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike (paragrafi i parë)
NENI 138 – Vjedhja e veprave të artit e kulturës (paragrafi i parë)
NENI 142 – Sigurimi i mjeteve për vjedhje
NENI 143 – Mashtrimet, paragrafi i parë
NENI 143/a/1 – Manipulimi i tregut
NENI 143/a/2 – Përdorimi i paautorizuar dhe përhapja e informacionit të privilegjuar (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 143/a/3 – Manipulimi i çmimeve dhe përhapja e informacionit të rremë (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 143/a/4 – Paraqitja e të dhënave të rreme dhe shpërndarja e paautorizuar e tyre (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 143/a/5 – Regjistrimi i titujve në bursë në mënyrë të paautorizuar (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 143/a/6 – Fshehja e pronësisë
NENI 143/a/7 – Tregtimi i paligjshëm i titujve (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 143/a/8 – Mashtrimi që prek interesat financiare të Bashkimit Evropian (paragrafi i parë dhe i dytë)
NENI 144 – Mashtrimi në subvencione
NENI 145 – Mashtrimi në sigurime
NENI 147 – Mashtrimi për veprat e artit e të kulturës
NENI 148 – Botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet
NENI 149 – Shkelja e të drejtave të autorit
NENI 149/a – Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale
NENI 149/b – Shkelja e të drejtave të topografisë së qarkut të gjysmëpërçuesit
NENI 150 – Shkatërrimi i pronës
NENI 151 – Shkatërrimi i pronës me zjarr (paragrafi i parë)
NENI 152 – Shkatërrimi i pronës me eksploziv (paragrafi i parë)
NENI 153 – Shkatërrimi i pronës me përmbytje (paragrafi i parë)
NENI 154 – Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera (paragrafi i parë)
NENI 154/a – Shkatërrimi i ndërtesave dhe objekteve të tjera (paragrafi i parë)
NENI 156 – Shkatërrimi i rrjetit elektrik
NENI 157 – Shkatërrimi i rrjetit të ujitjes
NENI 158 – Administrimi i ujit pa të drejtë
NENI 159 – Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 160 – Shkatërrimi i veprave kulturore
NENI 161 – Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia
NENI 162 – Përplasja e mjeteve të transportit masiv
NENI 163 – Përpilimi i deklaratave të rreme
NENI 164 – Shpërdorimi i kompetencave
NENI 164/a – Korrupsioni aktiv në sektorin privat
NENI 164/b – Korrupsioni pasiv në sektorin privat
NENI 165 – Falsifikimi i nënshkrimeve
NENI 166 – Emetimi i parregullt i aksioneve
NENI 167 – Mbajtja e padrejtë e dy cilësive
NENI 168 – Dhënia e informacioneve të rreme
NENI 169 – Zbulimi i sekreteve të shoqërisë
NENI 170 – Mosbërja e shënimeve të detyrueshme
NENI 170/a – Punësimi i paligjshëm
NENI 170/b – Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës (paragrafi i parë)
NENI 170/c – Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare (paragrafi i parë)
NENI 170/ç – Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 173 – Kontrabanda me mallra të licencuara (paragrafi i parë)
NENI 174 – Kontrabanda me mallra të tjera (paragrafi i parë)
NENI 177 – Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm (paragrafi i parë)
NENI 178 – Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 179 – Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 179/a – Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë
NENI 179/b – Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 180 – Fshehja e të ardhurave (paragrafi i parë, paragrafi i dytë), paragrafi i tretë
NENI 180/a – Moslëshimi i kuptonit tatimor
NENI 181 – Mospagimi i taksave dhe tatimeve
NENI 182 – Ndryshimi në aparatet matës
NENI 182/a – Prishja e shenjave të bllokimit apo pezullimit të veprimtarisë tregtare
NENI 184 – Falsifikimi i letrave me vlerë (paragrafi i parë)
NENI 185 – Prodhimi i mjeteve për falsifikim (paragrafi i parë)
NENI 186 – Falsifikimi i dokumenteve (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 187 – Falsifikimi i dokumenteve shkollore (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 188 – Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 189 – Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave, paragrafi i parë, paragrafi i dytë
NENI 190 – Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, paragrafi i parë, paragrafi i dytë
NENI 191- Falsifikimi i akteve të gjendjes civile (paragrafi i parë), paragrafi i dytë, paragrafi i tretë
NENI 192 – Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve
NENI 192/a – Zhdukja dhe vjedhja e dokumenteve (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 192/b – Hyrja e paautorizuar kompjuterike (paragrafi i parë)
NENI 193 – Falimentimi i provokuar
NENI 194 – Fshehja e gjendjes së falimentimit
NENI 196 – Shkelja e detyrimeve
NENI 197 – Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 197/a – Paracaktimi i rezultateve në garat sportive (paragrafi i parë)
NENI 197/b – Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive
NENI 198 – Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara
NENI 199/a – Ndërtimi i paligjshëm (paragrafi i parë, paragrafi i dytë), paragrafi i tretë, paragrafi i pestë
NENI 199/b – Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve, (paragrafi i parë, paragrafi i dytë)
NENI 200 – Zënia e pronës, (paragrafi i parë, paragrafi i dytë), paragrafi i tretë, paragrafi i katërt
NENI 201 – Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 201/a – Menaxhimi i mbetjeve, paragrafi i parë, (paragrafi i katërt)
NENI 201/b – Transportimi i mbetjeve
NENI 201/ç – Materialet bërthamore dhe substancat radioaktive të rrezikshme (paragrafi i parë)
NENI 202/a – Tregtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër
NENI 202/b- Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore
NENI 204 – Peshkimi i ndaluar
NENI 205 – Prerja e paligjshme e pyjeve
NENI 206 – Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë
NENI 206/b Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor (paragrafi i parë)
NENI 207 – Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve
NENI 207/a – Braktisja e kafshës të shoqërimit (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 207/b – Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit
NENI 207/c – Keqtrajtimi i kafshës
NENI 207/ç – Ndeshjet ndërmjet kafshëve
NENI 223 – Thirrjet publike për veprime të dhunshme
NENI 224 – Krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 225 – Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese
NENI 228 – Veprimet e dhunshme ndaj vendeve të punës së personave të mbrojtur ndërkombëtarisht (paragrafi i parë)
NENI 235 – Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 236 – Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik (paragrafi i parë)
NENI 237 – Goditjet për shkak të detyrës (paragrafi i parë), paragrafi i dytë, paragrafi i tretë, paragrafi i katërt, paragrafi i pestë
NENI 238 – Kanosja për shkak të detyrës (paragrafi i parë, paragrafi i dytë, paragrafi i katërt, paragrafi i pestë, paragrafi i gjashtë), paragrafi i tretë
NENI 242 – Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik
NENI 242/a – Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë
NENI 243 – Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore
NENI 244 – Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
NENI 244/a – Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë
NENI 245 – Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
NENI 245/1 – Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike (paragrafi i parë, paragrafi i dytë, paragrafi i tretë), paragrafi i katërt
NENI 246 – Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 246/a – Ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël dhe i shoqërisë audituese pa qenë i regjistruar
NENI 247 – Mbajtja pa të drejtë e uniformës (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 249 – Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij
NENI 251 – Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme
NENI 252 – Mbajtja në burg pa vendim
NENI 253 – Shkelja e barazisë së shtetasve
NENI 254 – Shkelja e paprekshmërisë së banesës
NENI 255 – Pengimi dhe shkelja e fshehtësisë së korrespondencës
NENI 256 – Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti
NENI 257 – Përfitimi i paligjshëm i interesave
NENI 257/a – Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim
NENI 258 – Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 259 – Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike (paragrafi i parë)
NENI 261 – Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar
NENI 262 – Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme
NENI 263 – Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur
NENI 264 – Detyrimi për të marrë pjesë ose jo në grevë
NENI 265/c – Thirrja për pjesëmarrje në veprime luftarake të dhunshme në një shtet të huaj
NENI 267 – Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik
NENI 268 – Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj
NENI 269 – Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike
NENI 270- Rebelimi i të burgosurve (paragrafi i parë)
NENI 271 – Disinformimi i ekipeve të urgjencës
NENI 272 – Njoftimi i rremë në organet e rendit
NENI 273 – Largimi nga vendi i aksidentit
NENI 274 – Prishja e qetësisë publike (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 274/a – Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 274/b – Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive
NENI 275 – Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike
NENI 276 – Përdorimi pa të drejtë i emblemës së Kryqit të Kuq (paragrafi i parë)
NENI 277 – Vetëgjyqësia
NENI 278 – Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit (paragrafi i tretë, paragrafi i katërt), paragrafi i tetë
NENI 279 – Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 280 – Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive
NENI 281 – Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese (paragrafi i parë)
NENI 282 – Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse (paragrafi i parë)
NENI 284/ç – Prodhimi, tregtimi dhe përdorimi i paligjshëm i prekursorëve (paragrafi i parë)
NENI 284/d – Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin (paragrafi i parë)
NENI 285/a – Përshtatja e lokalit për përdorim droge
NENI 285/b – Hedhja ose braktisja e shiringave
NENI 286/a – Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë
NENI 287/a – Çelja e llogarive anonime
NENI 287/b – Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale
NENI 288 – Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshmepër shëndetin ose jetën e njerëzve (paragrafi i parë)
NENI 288/a – Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë (paragrafi i parë)
NENI 288/b – Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse në kundërshtim me standardet ligjore të cilësisë (paragrafi i parë)
NENI 288/c – Mashtrimi me produktet ushqimore (paragrafi i parë)
NENI 288/ç – Prishja e shenjave të sigurisë së organeve shtetërore në fushëne sigurisë ushqimor
NENI 290 – Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 291 – Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt
NENI 293 – Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit
NENI 293/b – Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike (paragrafi i parë)
NENI 293/ç – Keqpërdorimi i pajisjeve
NENI 293/d – Shitja e paautorizuar e kartave SIM
NENI 293/1 – Pushimi i mjetit në karrexhatë në rresht të dytë
NENI 294 – Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar (paragrafi i parë)
NENI 295 – Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 295/a – Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete (paragrafi i dytë, paragrafi i katërt), paragrafi i parë, paragrafi i tretë
NENI 295/b – Shfrytëzimi i paligjshëm i të dhënave tregtare
NENI 296 – Humbja e dokumenteve sekrete
NENI 297 – Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror
NENI 298 – Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve (paragrafi i parë)
NENI 299 – Shkelja e rregullave mbi fluturimet
NENI 300 – Moskallëzimi i krimit
NENI 301 – Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës
NENI 302 – Përkrahja e autorit të krimit (paragrafi i parë)
NENI 303 – Fshehja ose asgjësimi i kufomës
NENI 304 – Detyrimi për të kallëzuar provën
NENI 305 – Kallëzimi i rremë
NENI 305/a – Deklaratat e rreme përpara prokurorit
NENI 305/b – Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore
NENI 306 – Dëshmia e rreme (paragrafi i parë, paragrafi i dytë)
NENI 307 – Refuzimi për të dëshmuar (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 308 – Përkthimi i rremë
NENI 309 – Ekspertimi i rremë (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 310 – Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit
NENI 311 – Kanosja për të mos kallëzuar
NENI 312 – Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
NENI 312/a – Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë
NENI 313 – Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale
NENI 313/a – Zhdukja ose humbja e fashikullit
NENI 313/b – Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin (paragrafi i parë, paragrafi i dytë)
NENI 317 – Kanosja e gjyqtarit
NENI 318 – Fyerja e gjyqtarit
NENI 319 – Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë
NENI 319/a – Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
NENI 319/b – Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj
NENI 319/c – Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
NENI 320 – Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës
NENI 320/a – Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës
NENI 321 – Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës
NENI 322 – Prishja e vulave dhe shenjave
NENI 323 – Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit (paragrafi i parë)
NENI 324/a- Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim (paragrafi i parë)
NENI 325 – Pengimi i subjekteve zgjedhore
NENI 326 – Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve (paragrafi i parë)
NENI 326/a – Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor (paragrafi i parë)
NENI 327 – Shkelja e fshehtësisë së votimit (paragrafi i parë, paragrafi i dytë), paragrafi i tretë
NENI 327/a – Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 328 – Korrupsioni aktiv në zgjedhje
NENI 328/a – Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore
NENI 328/b – Korrupsioni pasiv në zgjedhje
NENI 329 – Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje (paragrafi i parë), paragrafi i dytë, paragrafi i tretë
NENI 330 – Pengimi i zgjedhësit (paragrafi i parë)
NENI 330/a – Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve (paragrafi i parë)
NENI 331 – Shkelja e së drejtës së zgjedhjes
NENI 331/a – Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit (paragrafi i parë), paragrafi i dytë
NENI 332 – Shpërdorimi i autoritetit ushtarak
NENI 332/a – Shpërdorimi i autoritetit policor./Bold News
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vijuar denoncimin për ndërtimin në Parkun Rinia, duke iu përgjigjur në nj&eum...
Lefter Maliqi ka komentuar reformën territoriale, duke kritikuar shkrirjen e 15 bashkive. Dike folur në News 24, Maliqi thotë se reforma ë...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 134-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se katër ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me deputeten e pavarur të Shkodr...
Aktivisti Edison Lika u shpreh se klasa politike e korruptuar duhet të largohet. Në protestën e 133 kundër qeverisë. Lika bëri th...
Aktivisti Arben Kola në protestën e 133 kundër qeverisë i bëri thirrje SPAK dhe BKH që të veprojë dhe të arrestoj&e...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj në protestën e 133-të kombëtare kundër qeverisë tha se gjykata liroi dy pr...
Ka nisur protesta qytetare kundër qeverisë në Tiranë. Pas organizimit në sheshin Skënderbej, protestuesit marshojnë drejt Kry...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka vijuar kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama pas përplasjes për Reformën Territoriale, ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka komentuar edhe r...