Debate te "Ligjet" për territorialen/ Brahimi: Bashkimi i bashkive ul kostot me mbi 30%. Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Diskutimet për reformën territoriale kanë shkaktuar debate në Komisionin e Ligjeve mes drejtorit të Financave në Ministrinë e Financave, Fran Brahimit dhe deputetit demokrat Saimir Korreshi. Gjatë fjalës së tij, Brahimi mbështeti bashkimin e disa bashkive, duke argumentuar se kursimi në buxhet arrin në mbi 30%.
"Ministria e Financave dhe Këshilli i Ministrave e mbështet këtë nismë. Në vitin 2015 shpenzoheshin 130 milionë euro. Largimi i shërbimeve, 80-90% e tyre janë burokratike. Shërbimi publik gjendet nga celulari. Ulet kostoja dhe ofrohet shërbimi. Nëse bashkohen bashkë këto bashki që janë sugjeruar kursimi është mbi 30%. Shpenzimet për paga dhe dieta kthehen në investime." tha Brahimi.
Nga ana tjetër, Korreshi i kundërshtoi deklaratat e Brahimit dhe kërkoi specifika për performancën e bashkive si Divjaka apo Roskoveci. Sa i përket numrit të punonjësve, Brahimi pranoi se nga viti 2015 është rritur me mbi 20 mijë punonjës.
Pjesë nga debati:
Koreshi: Ky po tall by**ën. Jo ore, është duke tall by**ën ai. Unë të pyeta kush ka pasur performancë më të mirë, Divjaka apo Roskoveci?
Brahimi: Divjaka sigurisht. Tentativa për të shkuar në një ekonomi shkalle kursen para që shkojnë për investime të tjera. Pjesa më e madhe e shërbimeve do të jenë dixhitale. Mbi 14 mijë janë rritur nga shtimi i kompetencave. Mbi 5 mijë është rritja neto e punonjësve.
Korreshit: Nuk e ulni dot Franin ju se është aty që nga 1997-ta. Ka qenë aty edhe në kohën tuaj. Sipas të dhënave të Maznikut, është bërë vetëm për të grumbulluar votat për PS, si e si t’i mblidhni mekanikisht duke shumëzuar dhe hequr bashkitë me prirje të djathtë. Natën e mirë dhe mirupafshim!
Manja: Me nder qofsh, vazhdojmë me rendin e ditës.
Lexo edhe
POLITIKE
Kreu i ri i SHISH (i komanduar) shfaqet për herë të parë në publik në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Kush është Elvis Lila?
Gazetari nga Kosova shkruan për dy rusët që urdhëruan Vlora Hysenin të vëzhgonte diplomatin amerikan

“Shefja e Shërbimit pjesë e grupit të Beqirit dhe Agasit”/ Salianji: Shërbente si hartë ku të fshiheshin kokat e krimit

Deklaratat e Ramës nga Rinasi, Erl Murati: Spektakël, kryeministri ishte i nervozuar

Bardhi takon Ambasadoren e re të Holandës në Shqipëri: Krimi dhe korrupsioni kanë kapur shtetin





