Kreu i ri i SHISH (i komanduar) shfaqet për herë të parë në publik në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Kush është Elvis Lila?

U mbajt sot pas tri vitesh, mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i thirrur nga presidenti Bajram Begaj, pas skandalit në SHISH. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm titullarët më të lartë të vendit, mes tyre edhe Elvis Lila, të cilin kryeministri Rama e komandoi në krye të SHISH menjëherë pas shkarkimit të Vlora Hysenit.
Në pamjet e publikuara nga presidenca shihet edhe Lila, çka përbën edhe shfaqjen e tij të parë për publikun.
Por kush është Elvis Lila?
Lila është një oficer karriere prej 20 vitesh në SHISH. Ai ka punuar si oficer drejtimi në një nga departamentet e SHISH.Kur shërbimi i inteligjencës drejtohej nga Helidon Bendo, Lilës iu besua drejtoria e re e krijuar, e njohur si Drejtoria e Performancës. Më pas Lila ka drejtuar kundraspiunazhin.
Kur Vlora Hyseni mori drejtimin tre vite më parë e emëroi Lilën si drejtor te departamentit për çështjet operacionale. Te njëjtat burime nga Inteligjenca për TCH tregojnë se Lila ka qenë një nga bashkëpunëtoret më te afërt të Hysenit në çështjet e kundrazbulimit.
Ndërsa Kiço Sterjo, i emëruar prej saj si shef kabineti, është marrë me anën menaxheriale të burimeve njerëzore në SHISH.
Lexo edhe
POLITIKEGazetari nga Kosova shkruan për dy rusët që urdhëruan Vlora Hysenin të vëzhgonte diplomatin amerikan

“Shefja e Shërbimit pjesë e grupit të Beqirit dhe Agasit”/ Salianji: Shërbente si hartë ku të fshiheshin kokat e krimit

Deklaratat e Ramës nga Rinasi, Erl Murati: Spektakël, kryeministri ishte i nervozuar

Bardhi takon Ambasadoren e re të Holandës në Shqipëri: Krimi dhe korrupsioni kanë kapur shtetin

Zhupa: I vetmi akt që i shërben sigurisë kombëtare është dorëheqja

Deklaratat skandaloze të kryeministrit, Garo: Edi Rama bëri sot, akt shantazhi politik në zemër të Europës

Luftë për “Territor”/ “Doni ta votoni hartën e re për ta pasur për zgjedhjet!”, Bozdo thirrje PS: Lërini urdhrat politikë!

Blushi te Ligjet: Sot në konsultë, subjekte të filmave të Gysit. Harta e PS si tenderat e paracaktuar të Ramës e Ballukut





