Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Investimet turistike në prona shtetërore, kush nuk zbaton kontratën rrezikon prishjen e objekteve me shpenz... Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve; 64% thonë se është rritur 5 vitet e fundit Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti E premte e zezë/ Efektet e datës 13 do të bien mbi këto 3 shenja të horoskopit “Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së “200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve par... EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun  Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë
POLITIKE

Debati politik në Komisionin e Kulturës/ Zhupa: Turp ku e keni katandisur Shqipërinë! Ramës i ka humbur legjitimiteti

P
Piranjat28 September 2026, 18:17 · 2 min lexim
Debati politik në Komisionin e Kulturës/ Zhupa: Turp ku e keni

Kantautorët e thirrur për të dhënë sugjerimet e tyre mbi projektligjin e të drejtave të autorit iu desh të prisnin jashtë derës të Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, deri në përfundim të debatit politik mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës.

Në një hyrje të gjatë jashtë rendit të ditës, kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa ironizoi mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në OKB dhe deklaratën e bërë prej tij një ditë më parë kur mbërriti në aeroportin e Rinasit.

“Sot u mblodhën shkaktarët për të diskutuar si të mbulojmë skandalin e radhës. Një mbledhje me punonjësit dhe të zgjedhurit e Edi Ramës, ku 90% e tyre janë vetë me dosje në SPAK, që duhet të diskutojnë si të zgjidhin çështjen e sigurisë kombëtare. Ata që e shkaktuan, nuk mund të jenë po prapë ata që do gjejnë zgjidhje.

Meraku më i madh ishte pse dolën mesazhet e Vlora Hysenit, ku flet edhe për takime me kryeministrin. Dhe ajo është maja e ajsbergut. Ajo që pamë me Edi Ramën në OKB ishte tabloja më e mirë se çfarë po ndodh. Askush nuk e takoi.

Të gjithë kryeministrat e vendeve të rajonit patën një listë takimesh publike. Rama takoi vetëm Ballën dhe Ndreun, por s’kishte pse paguante aq shumë!

Turp ku e keni katandisur Shqipërisë. Edi Ramës i ka humbur legjitimiteti”, u shpreh Zhupa.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.