OSBE, mesazh për drejtësinë/ Përplasjet me qeverinë për pagat, ambasadori Tarran takim me gjyqtarët e prokurorët

Pak ditë pasi Shoqata e Gjyqtarëve dhe ajo e prokurorëve refuzuan tryezën me kryeministrin Rama për çështjen e pagave, me pretendimin se do të presin vendimin e Kushtetueses, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, vendosi të takohej me përfaqësues të organizatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
OSBE u kujdes të theksonte në mesazhin e saj se të gjitha palët duhet të jenë të përfshira në zgjidhjen e çështjet e fundit.
“Ambasadori Michel Tarran, u takua me përfaqësues të Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale që lidhen me sistemin e drejtësisë dhe ndikimin që ato mund të kenë në funksionimin e tij, në të drejtat e individit dhe standardet për gjykim të drejtë. Gjatë diskutimit, u theksua, gjithashtu, rëndësia e përfshirjes kuptimplotë të të gjitha palëve”.
OSBE e lidh këtë përfshirje me forcimin e shtetit të së drejtës dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve te drejtësia.
Lexo edhe
POLITIKE
Ja kush janë politikanët dhe përfaqësuesit e drejtësisë që morën pjesë në ceremoninë e pritjes së ambasadorit amerikan

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

“Sot ra Yeffet e Ard Veliu, tetorin nuk do ta ‘hajë’ dot as Belinda”/ Lika: Rama iku nga zyra me vrap si frikacak! Ku ta shihni ndiqeni m...

Shqiptarët e Diasporës nesër në protestë para Komisionit Europian, aktivistja: Mesazhi i qartë, “Shqipëria në BE pa Edi Ramën”

“Ramës i ka hyrë ‘lepuri në bark’!”/ Aktivisti: Sot u bastis shtëpia e Ronit, shpejt shtëpia e kryeministrit! Në 8 tetor, me mijëra në Ti...

SPAK në vilën e Yeffet/ Spahia: Të mos goditen vetëm hallkat e ndërmjetme, hetimi të shkojë te maja e pushtetit

Protestuesja-Ramës: Nuk i sollëm në jetë fëmijët që të na largohen jashtë

“Si i duket Belindës prona në Itali?”/ Protestuesja: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?





