“Profesor, më masakruan notat meqë drejtova protestën e 2018”/ Lush Susaj thirrje kolegëve: Stop presionit! Mos iu ‘lëpini’ partisë

Profesori Lush Susaj ka folur gjatë protestës, duke sjellë në vëmendje një dëshmi që, sipas tij, lidhet me presionin politik ndaj studentëve dhe të rinjve në shkolla e universitete.
Susaj tha se kishte takuar një student që kishte drejtuar protestën studentore të viteve 2018-2019 dhe se ai i kishte rrëfyer se ishte penalizuar me nota pas pjesëmarrjes në protestë.
“Zoti i nderoftë studentët. Takova tani një student që drejtoi protestën e 2018-2019. Më tha: ‘Profesor, më kanë masakruar, më kanë ulur në nota’. Kjo është dhuna politike mbi shkollat dhe universitetet”, u shpreh Susaj.
Profesori kritikoi gjithashtu kolegët e tij që, sipas tij, ndërtojnë karrierën duke ushtruar presion ndaj studentëve dhe nxënësve.
“Zoti i turpëroftë hordhitë e profesorëve që bëjnë karrierë në kurrizin e studentëve. E dija që atëherë, kështu u mbyt protesta studentore, që t’i kushtonte Shqipërisë 7 vite dhunë”, deklaroi ai.
Në vijim, Susaj e cilësoi protestën aktuale si një zhvillim të rëndësishëm për vendin, ndërsa u bëri thirrje mësuesve dhe pedagogëve të mos ushtrojnë presion politik mbi të rinjtë.
“Kjo protestë është më e mira që i ka ndodhur vendit. Çdo mësues e profesor, i bëj thirrje: mos iu lëpini partisë, mos guxoni të bëni presione mbi nxënësit dhe studentët”, tha Lush Susaj.
Lexo edhe
POLITIKE
“Duhet të japim vizionin e Shqipërisë së re”, aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Këlliçi takim me strukturat e degës 9 në Tiranë: Edi Rama dhe regjimi i tij janë në fund, por goditjen finale do t’ia japin demokratët...

“T’u tregojmë se jemi popull, jo milet”/ Protestuesi: Arma më e fortë e qeverisë, jo krimi por heshtja jonë! Nuk heqim dorë nga revolta...

"Ishe ashtu siç kishe emrin"/ Deputeti kujton Presidentin Bujar Nishani: Sot do të bëje 60 vjeç! Na mungon të gjithëve në Partinë Demokra...

"Vlora Hyseni-Agasi nuk është histori rozë"/ Aktivisti Kola: Nga ish-kreu i SHISH te Rama, ata që tradhtuan Shqipërinë të japin llogari...





