POLITIKE

“Rebelët” e PS-së që ulën kokën para partisë/ Kundër në fjalë, pro në votim për Reformën Territoriale

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Tetor 2026, 11:41
“Rebelët” e PS-së që ulën kokën para

Në politikë, jo çdo rebelim përfundon në përballje dhe jo çdo qëndrim i fortë mbijeton deri te kutia e votimit.

Brenda Partisë Socialiste, zërat që pretendojnë se nuk i binden verbërisht shumicës dhe se vënë interesin e qytetarëve mbi vijën e partisë, duket se kanë një kufi të qartë: momentin kur duhet të vendosin me votë.

Reforma Territoriale e nxori në pah këtë kontrast, mes retorikës së kundërshtimit dhe qëndrimit të mbajtur në Kuvend, thekson Piranjat News. 

Erion Braçe dhe Elisa Spiropali kritikuan Reformën Territoriale dhe u shfaqën si zëra kundërshtues brenda PS-së. Por në momentin e votimit, të dy votuan pro.

Gjatë debatit për reformën, mesazhi i tyre ishte se nuk mjafton një hartë e re bashkish për të garantuar një reformë të vërtetë dhe se vendimmarrja duhet të marrë parasysh interesat e qytetarëve. Kritikat i pozicionuan si zëra që nuk pajtoheshin plotësisht me qëndrimin e shumicës së partisë së tyre.

Por, kur erdhi momenti për ta kthyer kundërshtimin në një qëndrim konkret parlamentar, vota foli ndryshe. Braçe dhe Spiropali votuan pro reformës që kishin kritikuar.

Kështu, “rebelët” e PS-së, të cilët në deklarata theksonin distancën nga vendimmarrja e shumicës, në fund u bashkuan me të në votim. Një kontrast mes asaj që thuhet në foltoren e Kuvendit dhe asaj që votohet në sallë, duke lënë hapur pikëpyetjen se sa larg mund të shkojë kundërshtimi brenda një partie kur vjen çasti i vendimit.

I ngjashëm ishte edhe rasti i Vullnet Sinajt. Pasi edhe ai kishte shprehur rezerva për reformën, por më pas "papritur" ndryshoi qëndrim dhe votoi pro në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Ndryshe nga Braçe dhe Spiropali, te Sinaj kemi një ndryshim të deklaruar të qëndrimit përpara votimit përfundimtar.

Në fund, Reforma Territoriale u miratua me votat e shumicës, ndërsa kundërshtimet e këtyre deputetëve nuk u përkthyen në vota kundër.

Përfundimi ishte i qartë. Të deklarosh se je në krah të qytetarëve është një mesazh politik. Të mbash të njëjtin qëndrim kur vjen momenti i votimit është prova e vërtetë e tij./Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime