Ish-prokurorja e EULEX: Katër ish-krerët e UÇK-së mund të falen me dekret, këtë ka bërë edhe Trump
Ish-prokurorja e EULEX, Maria Bamieh në një intervistë për Klan News, ku ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila ka dë...
Ish-prokurorja e EULEX, Maria Bamieh në një intervistë për Klan News, ku ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila ka dë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se ekonomia shqiptare është futur në një rreth vicioz dhe nuk prodhon m&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta në lidhje me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, duke de...
Në një atmosferë të rëndë zie, familjarë, miq dhe shokë skuadre i dhanë lamtumirën e fundit 16-vjeçar...
Ardhja e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Tiranë pritet të shoqërohet me protesta, teksa kjo e fundit do t...
Një rast i dyshuar i shitjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia në Elbasan, në kuadër të operaci...
Në një përleshje e dhunshme ka ndodhur mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë në burgun e Domokosit, në prefektur&...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në praninë edhe të ambasadorëve të vendeve europiane, projekt ndryshimet në Kodin e Procedur...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij mbledhjen e qeverisë ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes s&eu...
Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet e shpallura më herët nga GJKKO ndaj Gëzim Bakallit dhe Erjon Locit. Gëzim Bakall...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta në lidhje me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, duke deklaruar se ajo i ka dhënë informacione të klasifikuara Ergys Agasit dhe se pas veprimeve të saj qëndron një lidhje me kryeministrin Edi Rama.
Këlliçi tha se Hyseni “po mbron eprorin e saj” dhe e cilësoi Ramën si drejtues të një “narkoshteti”.
Në MCN Live, Këlliçi u ndal te zhvillimet e fundit që lidhen me hetimet ndaj ish-drejtueses së SHISH dhe pretendimet për komunikimet e saj me persona të tjerë, duke deklaruar se Partia Demokratike i kishte denoncuar më herët këto lidhje.
“SHISH e pamë, të gjitha ato që kemi denoncuar deri tani i kemi parë dhe për këtë kredon duhet t’ia japim një force të vetme politike në Shqipëri që është PD. Që nga dita e parë që Vlora është emëruar në atë vend, ne e kemi denoncuar si ushtare të krimit.
Është një zyrtare e institucionit më të rëndësishëm, një zyrtare që teorikisht duhet të jetë garante për sekretet euroatlantike të NATO-s, një zyrtare që duhet të mbajë në kontroll kryeministrin dhe presidentin dhe duhet të jetë njeriu më i kontrolluar dhe filtruar. Ne e kemi denoncuar që ajo është e lidhur me krimin. Ka agjentë të ndershëm që kanë sjellë informacione se që nga dita e parë ka pasur lidhje të saj me Agasin.”
Më tej, deputeti demokrat ngriti akuza edhe ndaj mënyrës se si, sipas tij, po funksionojnë institucionet ligjzbatuese, duke përmendur SHISH, Policinë e Shtetit dhe struktura të tjera.
Këlliçi pretendoi se këto institucione nuk po përqendrohen te goditja e grupeve kriminale, por te kundërshtarët politikë dhe rivalët e personave të përmendur në hetime.
“Edi Rama sot është kreu i grupit të strukturuar kriminal, është kreu i narkoshtetit sot dhe këtë e thonë të gjitha agjencitë ligjzbatuese”, u shpreh ai, duke shtuar se sipas tij, “Jurgen Kola është individi që përgjon opozitën, grupet që janë në rivalitet me Ergys Agasin dhe Vlora Hysenin”.
Këlliçi vijoi me pretendimin se kontrolli politik, sipas tij, shtrihet në disa prej institucioneve kryesore të sigurisë dhe rendit në vend.
“Të arrish në këtë nivel, të kesh në kontroll të plotë AKSHI-n, SHISH-in, ku kemi të bëjmë me të dhënat personale të shqiptarëve, të kesh në kontroll të plotë Policinë e Shtetit, ku Ilir Proda që nga dita e parë është denoncuar nga PD si ushtar i krimit, kanë kaluar nja dy vjet që kur ne i kemi bërë këto denoncime dhe tani kostoja është e madhe. Vlora Hyseni mbante një detyrë që e kanë vetëm 190 persona në të gjithë botën. E kam thënë që me Edi Ramën kryeministër, samit NATO në Shqipëri nuk ka, nuk vjen Trump në Shqipëri me një kryeministër që është drejtues i narkoshtetit. Rama e mori kryqin e kuq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku nuk pati asnjë takim me një zyrtar amerikan apo homolog.”- tha ai.
Ardhja e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Tiranë pritet të shoqërohet me protesta, teksa kjo e fundit do t...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në praninë edhe të ambasadorëve të vendeve europiane, projekt ndryshimet në Kodin e Procedur...
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen politike të arritur mbrëmë, mes drejtuesve ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur disa ndryshime në institucion. Pas shkarkimit të kryetares së komandu...
Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ngre shqetësimin për importin e mishit të pulës dhe derrit jashtë tregjeve të...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje forcave politike shqiptare në Luginën e Preshevës që t...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi foli për aksionin e opozitës dhe mënyrën se si duhet të vijojë p&e...
Ergys Agasi ka reaguar përmes avokatit të tij, Maksi Haxhia, lidhur me të dhënat dhe pretendimet e bëra publike në kuadër t&e...
Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pasi ky i fundit tha se gjykata kisht...
Aktivisti Ilir Xhemalaj u bëri thirrje të rinjve dhe veçanërisht studentëve që t’i bashkohen protestës, duke deklarua...