Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Scaloni “tërbon” tifozët, i rihap Messi-t derën e Argjentinës Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje ... Trafik droge dhe kontrabandë ilaçesh/ Prokuroria sekuestron 29 pasuri të Ilir Shehut Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda në Itali “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”/ Reagimi i Thaçit pas vendimit të dytë të Hagës... Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Gjendja shëndetësore më pengon të jem i pranishëm “O shpirt! O bir!”/ Mbërrin në Policinë e Fierit trupi i pajetë i shefit të Krimeve të Vlorës, të afërm dhe... Buxheti 2027/ Bardhi: Favorizon Ramën dhe ekonominë e betonit, jo qytetarët SHBA zhvillon bombë të re bërthamore, B94 synon bunkerët nëntokësorë Kapet në Rinas polaku i kërkuar për mashtrim, pritet ekstradimi në Varshavë Hashim Thaçi dënohet edhe me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë
POLITIKE

‘Roni i armëve, Gysi i AKSH-it’/ Këlliçi: Nëse SPAK nuk shkon te Rama, hetimet janë kozmetikë

P
Piranjat 3 October 2026, 13:09 · 2 min lexim
‘Roni i armëve, Gysi i AKSH-it’/ Këlliçi: Nëse

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në hetimet ndaj Ron Yeffet, duke e cilësuar atë si një tjetër person pranë Edi Ramës që po përballet me drejtësinë.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e lidhi këtë zhvillim me rastin e Ergys Agasit, duke pretenduar se të dy kanë ushtruar ndikim për shkak të marrëdhënieve me kryeministrin.

Sipas Këlliçit, hetimet ndaj bashkëpunëtorëve të Ramës janë të mirëpritura, por ai kërkon që SPAK të shkojë deri te përgjegjësia e kryeministrit. “Nëse SPAK nuk shkon tek kumbari, gjithë hetimet e veprimet e tjera janë thjesht kozmetikë momentale!”, shkruan ai.

Edhe një koordinator tjetër i Edi Ramës për punët e pisëta, Ron Yeffet është nën lupën e drejtësisë dhe gjasat janë që ai ti bashkohet Gysit të bandave.

Këto janë sigurisht hetime dhe masa të mirëpritura.

Por sa më shumë bashkëpunëtorë e miq të Edi Ramës të dalin para ligjit, aq më shumë del në pah paprekshmëria dhe pandëshkueshmëria e kreut të organizatës.

Roni i trafikut të armëve dhe projekteve strategjike, Gysi i AKSH-it dhe Hipotekave, morën pushtet dhe ushtruan ndikim të paligjshëm, VETËM prej marrëdhënies me Edi Ramën.

Është e qartë në sytë e gjithë shqiptarëve që nëse SPAK nuk shkon tek kumbari, gjithë hetimet e veprimet e tjera janë thjeshtë kozmetikë momentale!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.