Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për shtyrjen e seancës Skandali me këngën nacionaliste serbe/ Gazetari: Marta Kos nuk reagoi vetë, e detyruam përmes pyetjeve Scaloni “tërbon” tifozët, i rihap Messi-t derën e Argjentinës Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje ... Trafik droge dhe kontrabandë ilaçesh/ Prokuroria sekuestron 29 pasuri të Ilir Shehut Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda në Itali “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”/ Reagimi i Thaçit pas vendimit të dytë të Hagës... Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Gjendja shëndetësore më pengon të jem i pranishëm “O shpirt! O bir!”/ Mbërrin në Policinë e Fierit trupi i pajetë i shefit të Krimeve të Vlorës, të afërm dhe... Buxheti 2027/ Bardhi: Favorizon Ramën dhe ekonominë e betonit, jo qytetarët SHBA zhvillon bombë të re bërthamore, B94 synon bunkerët nëntokësorë
POLITIKE

Berisha fton flamingot për zgjedhjet lokale: Nxirrni kandidatët tuaj, do t’i marrim në konsideratë

P
Piranjat 2 October 2026, 22:12 · 1 min lexim
Berisha fton flamingot për zgjedhjet lokale: Nxirrni kandidatët tuaj,

Me zgjedhjet lokale në prag, Sali Berisha synon që në gjirin opozitar të afrojë edhe protestuesit që prej 125 ditësh mblidhen në bulevard.

Nga Korça, kryetari i Partisë Demokratike bëri ftesën e parë publike për garën vendore të 2027.

Berisha: Si parti, ne po përpiqemi të krijojmë një front të gjerë opozitar dhe do të pranojmë propozimet për kandidatë. Unë ftoj dhe përfaqësuesit e protestës, jemi të gatshëm të marrim parasysh çdo propozim të tyre.

Sali Berisha hodhi idenë që zgjedhjet lokale të bëhen me dy raunde, që bashkitë të drejtohen nga kandidati që siguron shumicën e votave.

Berisha: Jam dakord për balotazhin për zgjedhjet lokale. Ai që do të zgjidhet duhet të marrë shumicën absolute të zgjedhësve.

Të shtunën, Berisha ka thirrur në takim aleatët tradicionalë për të nisur bisedimet për zgjedhjet lokale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.