Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve Der standard: Rama po bën ligje kundër demonstruesve në Shqipëri Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me... Rezultoi me i votuari në sondazhin e "Shekulli"-t, Florjan Binaj për mbështetjen e qytetarëve: Përgjegjësi!... Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dh... Paradoksi i Lidl në Ballkan/ 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste Iu hoq drejtimi i PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë pas Asamblesë
POLITIKE

Skandali me shërbimin informativ, Rama përsërit retorikën: Po bëjmë progres, edhe Komisioni Europian mendon kështu! Agjitatorët që përpiqen të përhapin valë dëshpërimi....

P
Piranjat30 September 2026, 18:29 · 3 min lexim
Skandali me shërbimin  informativ, Rama përsërit retorikën:

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te skandali që ka përfshirë ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, duke përsëritur qëndrimin se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë nuk dëshmojnë regres të Shqipërisë, por funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama e përdori qëndrimin e Brukselit ndaj procesit të integrimit për të mbrojtur tezën e tij se Shqipëria po bën progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryeministri deklaroi se zhvillimet që në Shqipëri interpretohen si goditje për qeverinë, nga Komisioni Europian shihen ndryshe.

“Pyesni veten pse BE-ja, KE-ja, ngjarje që këtu trajtohen si arsye për të goditur e për të përhapur valë dëshpërimi, i sheh si arsye për ta konsideruar Shqipërinë partner shumë serioz dhe vend që aspiratat e veta i ka të lidhura me përpjekje të përditshme dhe prova të një lufte pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë këmbënguli se ajo që kundërshtarët e tij e paraqesin si regres, sipas tij, shihet nga Komisioni Europian si progres.

“Ajo që këtu nga shumëkush shihet si regres, nga KE-ja shihet si progres. Për mua është transformim”, tha Rama.

Duke iu rikthyer konkretisht çështjes së ish-drejtueses së SHISH, kryeministri shmangu një përfundim mbi pretendimet për cenimin e sigurisë kombëtare, duke deklaruar se këtë duhet ta përcaktojë procesi gjyqësor.

“Gjithçka t’ia lëmë gjykatës. Procesi do të tregojë nëse është prekur siguria kombëtare”, u shpreh ai.

Rama hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se partnerët ndërkombëtarë kanë ngritur shqetësime ndaj qeverisë shqiptare për këtë çështje. Sipas tij, shqetësime të tilla janë artikuluar nga ata që ai i cilësoi si “shpërndarës dhe agjitatorë” të materialeve të bëra publike.

“Një shqetësim i tillë, që na vjen nga shpërndarësit dhe agjitatorët e materialeve të shpërndara, nuk na ka ardhur nga asnjë partner”, deklaroi Rama.

Në fund, kryeministri kërkoi që çështja t’u lihet organeve të drejtësisë dhe që përfundimet të nxirren vetëm pas mbylljes së procesit.

“Gjykatësit dhe prokurorët të bëjnë punën e tyre dhe në fund të dalë rezultati”, tha Rama.

Qëndrimi vijon linjën e mbajtur prej tij edhe pas vendosjes së masës së arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit, kur Rama deklaroi se çdo dyshim duhet të hetohet dhe çdo akuzë të provohet ose rrëzohet përmes një procesi të pavarur gjyqësor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.