POLITIKE

Tabaku kundërshton reformën territoriale: Kufij të rinj për interesa partiake, pa përgjigje për nevojat e qytetarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Tetor 2026, 21:13
Tabaku kundërshton reformën territoriale: Kufij të rinj për

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi në Kuvend reformën territoriale të propozuar nga mazhoranca, duke argumentuar se ajo ndryshon kufijtë e bashkive për interesa elektorale, pa garantuar shërbime më të mira, financim të qëndrueshëm dhe përfaqësim për qytetarët.

Gjatë debatit parlamentar, Tabaku kërkoi që diskutimi të përqendrohet te përfitimet konkrete për banorët dhe jo te llogaritë politike të ndarjes së re territoriale. Sipas saj, propozimi për uljen e numrit të bashkive nga 61 në 26 nuk u jep përgjigje problemeve që qytetarët përballin çdo ditë.

“Çfarë përfitojnë qytetarët nga kjo reformë? Se reformat, në fund të ditës, për qytetarët janë”, u shpreh ajo.

Tabaku ngriti shqetësimin për mungesën e dëgjesave me qytetarët, administratorët, bizneset dhe ofruesit e shërbimeve. Ajo veçoi Tiranën, duke theksuar se komisioni nuk zhvilloi një dëgjesë me bashkinë dhe qytetarët e kryeqytetit, pavarësisht kërkesave të saj të vazhdueshme.

Sipas deputetes, përjashtimi nga konsultimi i një qyteti ku jeton një pjesë kaq e madhe e popullsisë tregon mungesën e një procesi realisht gjithëpërfshirës.

Duke analizuar situatën e Tiranës, Tabaku argumentoi se zgjerimi i territorit dhe i administratës nuk është shoqëruar me përmirësimin e shërbimeve. Ajo përmendi taksat dhe tarifat e rritura, problemet me furnizimin me ujë dhe vendimmarrjen për ndërtimet, duke kërkuar llogaridhënie për mënyrën se si përdoren të ardhurat e qytetarëve.

Tabaku deklaroi se administrata e bashkisë ka arritur në një punonjës për çdo 70 banorë, ndërsa komunitetet, veçanërisht në zonat rurale, vazhdojnë të përballen me mungesë shërbimesh.

Deputetja renditi tri mangësi kryesore të reformës: mungesën e një bilanci të reformës së vitit 2015, dobësimin e përfaqësimit të komuniteteve dhe mungesën e garancive për kompetenca e financim real të bashkive.

Ajo iu referua konstatimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitin 2018, sipas të cilave reforma e mëparshme nuk kishte përmbushur objektivat dhe kishte probleme në ushtrimin e funksioneve dhe në autonominë vendore.

“Territori nuk është pushtet. Territori nuk është leje ndërtimi. Territori është, së pari, identitet dhe, së dyti, demokraci lokale”, theksoi Tabaku.

Sipas saj, shkrirja e një bashkie i heq komunitetit kryetarin dhe këshillin e zgjedhur, si dhe vendimmarrjen për një buxhet të veçantë. Zëvendësimi i tyre me një nënkryetar apo administrator, argumentoi ajo, e largon pushtetin nga qytetarët dhe dobëson kontrollin mbi të.

**Tabaku sjell në Kuvend përgjigjen e Marta Kos për gjithëpërfshirjen**

Në fjalën e saj, Tabaku iu referua edhe një përgjigjeje me shkrim nga komisionerja europiane Marta Kos. Sipas deputetes, në këtë komunikim theksohet nevoja që reforma të ketë mbështetje të gjerë politike dhe të përfshijë qytetarët e shoqërinë civile.

Tabaku kërkoi që integrimi europian të mos përdoret për të justifikuar një proces të njëanshëm, ndërsa mbeten pa përgjigje pyetjet për shërbimet, financimin dhe përfaqësimin vendor.

“Një bashki është më e fortë kur zëri i qytetarit dëgjohet, kur shërbimi funksionon, kur pushteti jep llogari”, u shpreh ajo, duke e cilësuar propozimin si një reformë për përqendrimin e pushtetit dhe jo për nevojat e qytetarëve.

Fjala e deputetes Jorida Tabakut në Kuvend për reformën territoriale:

Të nderuar qytetarë që po protestoni jashtë,

Të nderuar qytetarë nga bashkitë që po shkrihen, të cilët keni protestuar për muaj me radhë,

Ndërkohë që hyja në Parlament pak më parë, pashë një shprehje: “Shkrini qeverinë, jo bashkitë!”

Bashkitë, në fakt, janë ato që duhet t’u ofrojnë shërbime qytetarëve. Sot po i kërkohet këtij Parlamenti të votojë një hartë të re, që ta ulë numrin e bashkive nga 61 në 26. Por, përpara se të votojë, mazhoranca duhet t’i përgjigjet një pyetjeje: Çfarë përfitojnë qytetarët nga kjo reformë?

Se reformat, në fund të ditës, për qytetarët janë.

Çfarë përfiton banori i Prrenjasit, i Selenicës? Çfarë përfiton banori i Tiranës dhe i shumë bashkive të tjera, të cilave sot po u vizatohen kufij të rinj në hartë?

Ndërkohë që dëgjoja diskutimet e kolegëve, dhe kam mbajtur shënime me shumë seriozitet, të gjitha diskutimet fillonin dhe mbaronin me bashkitë…

[Drejtuar kolegëve në sallë.]

Zonja Kushi, unë e kuptoj që zoti Mazniku nuk ka interes të dëgjojë, por të paktën… [Pjesë e paqartë.]

Zoti Mazniku, po pate ndonjë muhabet tjetër, vazhdo, se presim. Se këtu jemi, për këtë punë jemi: të bëjmë një muhabet. Faleminderit.

Ndërkohë që dëgjoja me shumë interes të gjithë kolegët, nuk kishte asnjë diskutim për qytetarët, as për shërbimet. I vetmi diskutim, dhe i kam mbajtur këtu shënim, ishte: “Ne do të fitojmë Poliçanin, ne do të fitojmë Divjakën, ne do të fitojmë Beratin, ne do të fitojmë Fierin.”

Po për qytetarin, kush mendon? Po për shërbimet e qytetarëve, kush flet? Kush mban përgjegjësi?

Unë jam shumë e sigurt, të paktën edhe nga diskutimet e anëtarëve në Komisionin e Reformës Territoriale, se… [Pjesë e paplotë.] Nuk janë llogari shërbimesh, as llogari financash; janë vetëm llogari pushteti.

Nuk janë dëgjuar as qytetarët, as administratorët, as bizneset, as ata që ofrojnë shërbime.

Në qytetin e Tiranës, ku të paktën 30% e banorëve kanë mbetur të padëgjuar, duhet të kishte pasur një diskutim krejt ndryshe. Reforma e vitit 2015 është një nga dështimet më të mëdha. Është pikërisht shembulli se si gjërat bëhen keq, se si nuk bëhen për qytetarët, por bëhen për pushtetin.

Sot Tirana, fatkeqësisht, është kthyer jo në një çerdhe, por në një universitet korrupsioni. Vendimet e këshillit bashkiak janë shkelur me të dyja këmbët; përgjegjësitë dhe funksionet janë marrë nga kryetari i bashkisë, duke nisur me inceneratorët, deri te shërbimet, ujësjellësi dhe kanalizimet. Tek uji 24 orë, që çdo ditë e çdo vit u premtohet qytetarëve dhe nuk vjen kurrë.

[Pjesë e paqartë: përmenden 2 milionë metra katrorë ndërtime dhe 1 milion banorë në Tiranë.]

Janë dhënë leje ndërtimi për 30 vitet e ardhshme, aq sa nuk janë dhënë që nga formimi i saj si qytet. Nga ana tjetër, kjo tregon pikërisht arsyen pse sot po kalohet nga 61 në 26 bashki.

E shohim përditë Tiranën që ndryshon, që hahet, që kafshohet, nga Parku Rinia e deri te zonat rurale të saj. Në asnjë rast, vendimet që janë marrë nuk kanë qenë në shërbim dhe në mbështetje të asaj që kërkojnë qytetarët.

Kundërshtimi ndaj kësaj reforme lidhet, të paktën në gjykimin tim, me tri arsye kryesore.

E para: nuk është bërë akoma një bilanc i asaj që ndodhi në vitin 2015. Pa një bilanc real të ndikimit të reformës së vitit 2015, sot nuk mund të flasim për një pikturë të re të hartës territoriale të Shqipërisë.

Të gjitha ato reforma që ky Parlament ka miratuar në mënyrë të njëanshme, pa analizë, duke nisur nga ajo në arsim, duke vazhduar me atë në energji dhe me shumë reforma të tjera, kanë dështuar.

Sot, dështimet, fatkeqësisht, po i paguajnë qytetarët, po i paguajnë të rinjtë, po i paguajnë ata që largohen nga Shqipëria.

Në vitin 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatonte se reforma nuk i kishte përmbushur objektivat e saj, se kishte probleme me ushtrimin e funksioneve, me politikat fiskale e buxhetore dhe se ishte cenuar autonomia vendore.

Ndërkohë që sot asnjë prej këtyre mangësive nuk është korrigjuar. [Pjesë e paplotë mbi propozimet e reformës.] Deri më sot, në Parlament nuk ka një diskutim mbi përgjegjësitë, përpos premtimeve se do të vijnë nesër, se do të vijnë me një komision të ri.

Një element shumë i rëndësishëm, që duhet ta ketë parasysh çdo reformë territoriale, është se territori nuk është pushtet. Territori nuk është leje ndërtimi. Territori është, së pari, identitet dhe, së dyti, demokraci lokale.

Këto parime, kjo reformë i ka shkelur me të dyja këmbët.

Ai banori atje në Zall-Herr, në Mullet, në Bërzhitë, në Baldushk, në Qinam, nuk ka për të marrë asgjë më shumë. Përkundrazi, do të marrë më pak. Ata do të marrin gjithmonë e më pak shërbime dhe do të vazhdojnë të paguajnë faturën e kripur të taksave dhe tarifave të rritura vendore të Bashkisë së Tiranës.

Territori, me të vërtetë, është zmadhuar dhe do të vazhdojë të zmadhohet. Administrata, me të vërtetë, është zmadhuar, duke u bërë më e madhja që ka pasur ndonjëherë Tirana, me një punonjës për çdo 70 banorë. Por komunitetet, fatkeqësisht, janë zbrazur.

Arsyeja e dytë: garancia më e madhe për këtë reformë duhet të ishte pikërisht pushteti që u jepet qytetarëve, përtej ndryshimeve të kufijve.

Një komunitet që bashkohet me një komunitet tjetër humb kryetarin, humb këshillin e zgjedhur, humb vendimmarrjen për një buxhet të veçantë dhe humb mundësinë për shërbime më të mira.

Por do të ketë një nënkryetar që do të ndjekë zonën, pak a shumë një drejtor drejtorie, siç janë administratorët sot.

Ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm për demokracinë lokale. Ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm për mënyrën se si përfaqësohen… [Pjesë e paplotë.]

Nga ana tjetër, qytetarët nuk e dinë se si do t’u garantohen nevojat dhe si do t’i marrin shërbimet e tyre në bashkinë e zgjeruar.

Shqipëria, me të vërtetë, nuk është demokracia më e lashtë në botë. Në fakt, sot jemi në një moment kur demokracia sfidohet çdo ditë, me çdo vendim. Por deri dje edhe kryeplakun e fshatit e zgjidhnim me një palë zgjedhje të pranuara nga të gjithë. Ndërkohë që sot pushteti lokal është larguar nga koncepti i pushtetit më pranë qytetarëve.

E treta: autonomia e bashkive duhet të mbështetet në kompetenca dhe financim real.

Raporti i Komisionit Europian i vitit [viti i paqartë në transkript] ka shprehur një shqetësim të madh për sa u përket dorëheqjeve me telekomandë politike të kryetarëve dhe stafeve të bashkive, pas kërkesës publike të qeverisë qendrore për ndryshime drejtuese.

Kjo prek pikërisht marrëdhënien ndërmjet qeverisë dhe bashkive.

Kryetari i bashkisë ka një mandat nga qytetarët. Ka një detyrim për mënyrën se si jep llogari, por edhe për ligjin që duhet të zbatojë. Këto parime, fatkeqësisht, sot janë zhdukur tërësisht.

Në komunikimin e fundit që kam pasur me Komisionin Europian, dua të citoj dhe të lexoj edhe përgjigjen e komisioneres Kos: është e nevojshme që kjo reformë, ashtu si të gjitha reformat e tjera që lidhen me procesin e integrimit, të ketë një mbështetje të gjerë nga qytetarët e shoqëria civile, por, nga ana tjetër, edhe një mbështetje të gjerë politike.

Siç thekson me të drejtë, duke iu referuar letrës që unë i kam nisur, reforma territoriale përmendet në raportin e progresit si një reformë e nevojshme, që duhet të jetë e gjithëpranuar, sepse është, në fund të ditës, një reformë elektorale.

Nuk është një reformë që ndodh një herë në pak vite. Kjo duhet të ishte një reformë që t’u mbetej qytetarëve, t’i mbetej Shqipërisë dhe t’u mbetej atyre që sot do ta votojnë, sepse, sigurisht, nuk do të votohet nga opozita.

Së fundmi, parimet me të cilat është hartuar kjo reformë.

Unë nuk e di se cilat parime janë marrë parasysh, ndërkohë që, për situata të njëjta, në qytete të njëjta, parimet kanë ndryshuar.

Kanë ndryshuar parimet, sepse disa njësi administrative nga Rinasi janë bashkuar me Tiranën, disa të tjera nga Vora do t’i shtohen Tiranës, disa të tjera largohen ose shkrihen në qytete, pa pasur asnjë parim për funksionet, përgjegjësitë apo shërbimin për qytetarët, por duke pasur vetëm llogari elektorale.

Unë e kuptoj shumë mirë që, përpara zgjedhjeve, duhet patjetër të bëhet një reformë e re. Por të paktën mos citoni integrimin, mos citoni shërbimet, mos citoni financat, sepse edhe bashkitë që kanë qenë me financa shumë të mira janë duke u shkrirë.

Në këtë proces nuk po i jepet rëndësi sigurisë financiare të pushtetit lokal, sepse nuk janë të gjitha bashkitë njësoj si Bashkia e Tiranës. Por ka rëndësi ajo që pushteti lokal përfaqëson për qytetarët.

Në çdo bashki që do të shkrini, keni dështuar të tregoni se si do të përmirësohen shërbimet, si do të garantohet financimi, si do të mbrohet zëri i komunitetit dhe si do të kontrollohet pushteti që ushtrohet mbi të.

Këto janë përgjigje që ky Parlament ua detyrohet qytetarëve.

Këto janë përgjigje që reforma e para dhjetë viteve dështoi t’ua jepte qytetarëve dhe po dështon t’ua japë përsëri edhe kjo reformë.

Një bashki është më e fortë jo kur ka më shumë financa. Një bashki është më e fortë kur zëri i qytetarit dëgjohet, kur shërbimi funksionon, kur pushteti jep llogari, kur çdo shërbim bëhet vetëm në të mirë të punës publike.

Fatkeqësisht, të gjitha këto parime sot janë shkelur me këmbë.

Kjo nuk është reformë e qytetarëve. Kjo është reformë e pushtetit, reformë elektorale, reformë e përqendrimit të pushtetit ekonomik. Një reformë që do të përfundojë dhe do të griset me zgjedhjet e radhës.

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime