Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përshkallëzim i rrezikshëm/ Avioni luftarak suedez sulm raketës ruse në Poloni, moti i keq prish planet e p... EMRI/ I riu shqiptar “tap” sulmon 5 efektivë policie në Maltë dhe i ngrihen 9 akuza Vuçic drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender U ndoq nga 6 patrulla dhe u kap pas arratisë së ‘çmendur’ me makinë, 33-vjeçari shqiptar i lirë pas disa or... Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të ... “The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta
POLITIKE

Shehaj: Mungesa e Belinda Ballukut në Kuvend do ta vendoste Braçen përballë nevojës për të votuar pro reformës

P
Piranjat 8 October 2026, 20:02 · 3 min lexim
Shehaj: Mungesa e Belinda Ballukut në Kuvend do ta vendoste Braçen

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar për përplasjen e Erion Braçes me mazhorancën lidhur me Reformën Territoriale, duke e cilësuar atë si një përplasje të inskenuar që, sipas tij, mund të zbulohet nga votimi në Kuvend.

Shehaj tha se qëndrimi i Braçes do të provohet në momentin e votimit, pasi shumicës i nevojiten 84 vota për miratimin e reformës, ndërsa aktualisht disponon 85.

“Tani e vërteta është që do ta zbulojmë shumë shpejt. Që kjo është e gjitha një lojë. Ramës i duhen 84 vota për të kaluar reformën territoriale. Ndërkohë ka 85. Por ka një mundësi që Braçe mos ta votojë reformën territoriale dhe kjo varet nga pjesëmarrja apo jo e Belinda Ballukut në Parlament”, deklaroi Shehaj.

Sipas tij, mungesa e Belinda Ballukut në Kuvend do ta vendoste Braçen përballë nevojës për të votuar pro reformës, nëse mazhoranca do të kërkonte të siguronte numrin e nevojshëm të votave.

"Belinda Balluku nuk vjen prej kohësh në Parlament që kur SPAK-u kërkoi arrestimin e saj. Tani në rastin konkret mazhoranca ka nevojë për votën e Belinda Ballukut, se pa votën e Ballukut, Braçe do të detyrohej të votonte dhe të zbulonte të gjithë lojën e ngritur nga Edi Rama”, tha ai.

Shehaj e cilësoi përplasjen publike të Braçes me Ramën si pjesë të një “teatri” politik dhe kritikoi edhe mbështetjen që, sipas tij, Braçe ka marrë nga opozita.

“Tallja që u bëhet qytetarëve është e pabesueshme. Tani Erion Braçe ka bllokuar foltoren dhe kërcënon Edi Ramën se do të votojë gjoja kundër reformës territoriale. Por ajo që është më e pabesueshme akoma është që tani Braçen e mbështet edhe opozita në këtë teatrin e tij, në lojën që po bën kundër Edi Ramës gjoja”, u shpreh Shehaj.

Në fund, kreu i Mundësisë tha se pjesëmarrja ose jo e Ballukut në seancë dhe mënyra si do të votojë Braçe do të tregojnë, sipas tij, nëse përplasja është reale.

“Sot do ta zbulojmë. Loja do të vazhdojë apo do të dalin zbuluar sepse Belinda Balluku do të vijë në Parlament. Apo Belinda Balluku do të vijë në Parlament që të mundësojë lojën e Edi Ramës. Tani do ta shikojmë”, përfundoi Shehaj.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.