Edison Lika, një prej protestuesve, ka njoftuar një aksion të ri të paralajmëruar nga grupi i studentëve që marrin pjesë në protestat kundër qeverisë. Në një deklaratë nga protesta, Lika tha se muaji tetor do të shënojë, sipas tij, një fazë të re të aksioneve të tyre.
Lika tregoi se së bashku me një grup studentësh kishin shkuar në QSUT, ku kryeministri Edi Rama ndodhej për të përuruar disa investime. Sipas tij, studentët i kanë bërë thirrje Ramës dhe kanë përsëritur kërkesën e tyre për arrestimin e tij.
“Sot është 1 tetor, ky do të jetë Tetori i Studentëve. Sot së bashku me një grup studentësh morëm vesh që Rama do të ishte në QSUT për të përuruar disa investime. Shkuam dhe ia thamë në sy thirrjen që kemi kohë që e themi në shesh: ‘Arrestoni Ramën!’”, deklaroi Lika.
Ai tha se protestuesit synojnë të ndjekin aktivitetet publike të kryeministrit dhe qeverisë edhe gjatë ditëve në vijim, duke paralajmëruar protesta në takime dhe dalje të ndryshme publike.
“Rama dhe qeveria duhet ta dinë se nuk do të kenë asnjë ditë të qetë në jetën e tyre politike. Do t’i ndjekim këmbë për këmbë kudo që të jenë, në fushata, takime, do t’ua nxijmë jetën siç na e kanë nxirë ne gjithë këto vite”, u shpreh ai.
Lika deklaroi gjithashtu se protestuesit do të vijojnë me forma simbolike proteste gjatë daljeve publike të kryeministrit.
“Çdo dalje e tij publike do të jetë makth, do ta ndjekim me vezë e domate kudo që të jetë”, tha Edison Lika.
Deklaratat e tij janë pjesë e paralajmërimeve të protestuesve për intensifikimin e aksioneve gjatë muajit tetor.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
1 Tetor19:21
“Bashkëpunuan me pushtuesit për Shqipërinë e madhe”/ Presidenti grek rihap plagët e Çamërisë. Kërkohet reagim nga Tirana zyrtare
Presidenti i Greqisë, Konstantinos Tasoulas, ka rikthyer në vëmendje çështjen e Çamërisë gjatë një ceremon...
POLITIKE
1 Tetor19:19
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Koka: ‘Autostradë’ për të shpëtuar nga dosjet e SPAK
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin “TASK FORCE” me Sonila Meçon, ka ngritur akuza të forta ndaj ndryshimeve të propoz...
POLITIKE
1 Tetor19:07
"Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria!"/ Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë.
Protestuesit brohorasin “Nuk shitet Sh...
POLITIKE
1 Tetor19:00
124 ditë qëndresë! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
Sot shënohet dita e 124-t e protestës qytetare, ndërsa qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej&rdq...
POLITIKE
1 Tetor19:01
Rama i jep leje ndërtimi deputetit të tij për të ngulur kullë 23 kate në zemër të Pogradecit
Bledi Çomo është një rilindës i devotshëm me një karrierë të gjatë si shërbëtor i pushtetit soci...
POLITIKE
1 Tetor18:57
‘S’mund ta shkruajë Belinda dhe Rama ligjin’/ Gjokutaj: I pandehuri i nesërm, cakton rregullat e lojës së gjykatës sot
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Task Force” në SYRI TV me Sonila Meçon, ka komentuar ndryshimet e propozuara në K...
POLITIKE
1 Tetor18:14
Korreshi për vizitën e Von der Leyen: Ursula thotë “jeni mrekulli’, por njerëzit kanë të grisur edhe astarin e xhepave
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar vizitën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Tiran&e...
POLITIKE
1 Tetor16:40
Këlliçi: Sistemi është i kalbur në themel, zgjidhja është largimi i Ramës
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një postim në rrjete sociale, ka reaguar ashpër ndaj deklarat&eu...
POLITIKE
1 Tetor16:31
“Filmimet e publikuara nuk përbëjnë lajm”/ Marjana Koçeku: Vëmendja duhet të ishte te partitë shqiptare në Serbi që janë bërë bashkë
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar lidhur me filmimet e publikuara gjatë dy ditëve të fundit, duke deklaruar se vëmendja publike nuk...