POLITIKE

“Bashkëpunuan me pushtuesit për Shqipërinë e madhe”/ Presidenti grek rihap plagët e Çamërisë. Kërkohet reagim nga Tirana zyrtare

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2026, 19:21
“Bashkëpunuan me pushtuesit për Shqipërinë e

Presidenti i Greqisë, Konstantinos Tasoulas, ka rikthyer në vëmendje çështjen e Çamërisë gjatë një ceremonie përkujtimore në Paramithi, ku u përkujtuan 49 viktima të ekzekutuara në vitin 1943. Në fjalën e tij, Tasoulas foli për bashkëpunimin e një pjese të popullsisë çame me trupat italiane dhe gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai iu referua gjithashtu vendimeve të Gjykatës Speciale të Bashkëpunëtorëve të Janinës, duke deklaruar se deri në vitin 1948 janë dhënë më shumë se 1,700 vendime ndaj çamëve myslimanë, të shoqëruara edhe me konfiskimin e pronave.

Sipas presidentit grek, këto masa lidhen me krime të kryera në Thesproti. Tasoulas përmendi gjithashtu pretendimin se një pjesë e çamëve myslimanë, në bashkëpunim me trupat pushtuese italiane dhe gjermane, kishin synuar realizimin territorial të idesë së “Shqipërisë së Madhe”.

Në fjalën e tij, presidenti grek e lidhi interpretimin e kësaj periudhe historike edhe me rrugëtimin europian të Shqipërisë. Sipas Tasoulas, njohja dhe pranimi i asaj që ai e cilëson si realitet historik janë pjesë e parimeve mbi të cilat është ndërtuar Europa e pas Luftës së Dytë Botërore.

Reagimi i Fondacionit Çamëria

Deklaratat kanë sjellë reagimin e Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”. Fondacioni shprehet se ekzekutimi i 49 civilëve grekë në vitin 1943 duhet dënuar dhe se viktimat dhe familjet e tyre meritojnë respekt. Në të njëjtën kohë, Fondacioni kundërshton përgjegjësinë kolektive ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe argumenton se përgjegjësia për veprat penale duhet të jetë individuale.

“Përgjegjësia penale është individuale”, thuhet në reagim, ku kërkohet gjithashtu publikimi i vendimeve të Gjykatës Speciale të Janinës dhe i emrave të personave të dënuar. Sipas Fondacionit, një dokumentim i tillë do të ndihmonte në përcaktimin e përgjegjësive konkrete për ngjarjet e asaj periudhe.

Fondacioni kundërshton gjithashtu lidhjen e bërë nga presidenti grek mes çështjes së Çamërisë dhe integrimit europian të Shqipërisë. Sipas tij, veprimet e individëve apo grupeve që kanë bashkëpunuar me pushtuesit nuk mund t’i atribuohen në mënyrë kolektive popullit shqiptar apo shtetit shqiptar. Në deklaratën e tij, Fondacioni Çamëria kërkon që çështjet historike dhe ato që lidhen me të drejtat pronësore të shqiptarëve të Çamërisë të trajtohen përmes dialogut dhe dokumentacionit historik.

Deklaratat e presidentit grek dhe reagimi i Fondacionit rikthejnë në diskutimin publik çështjen e interpretimit të ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore në Çamëri, përgjegjësive individuale dhe çështjeve të mbetura të debatit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Presidenti grek kërcënon integrimin e Shqipërisë nga vendi i masakrës së shqiptarëve në Çamëri.

Vizita e Presidentit të Republikës së Greqisë, Konstantinos Tasulas, në Paramithi u shndërrua nga një akt nderimi për viktimat greke në një sulm ndaj popullatës shqiptare të Çamërisë  dhe shqiptarëve në tërësi, duke përcjellë edhe një mesazh kërcënues ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ne shqiptarët e Çamërisë nderojmë kujtimin e çdo të rëni në luftën kundra pushtuesve nazi-fashistë përfshi edhe 49 civilëve grekë të ekzekutuar në vitin 1943 në Paramithi dhe dënojmë pa asnjë rezervë krimin ndaj tyre. Dhimbja e familjeve të tyre meriton respekt. Por pikërisht ky respekt na detyron të kundërshtojmë përdorimin që i bëhet viktimave greke për të fajësuar një popullatë të tërë dhe për të lënë në heshtje civilët, bashkëqytetarët shqiptar të 49 viktimave greke, të masakruar e të dëbuar nga i njëjti qytet.

Përkujtimi në Paramithi, kur shoqërohet me akuza kolektive ndaj çamëve dhe nderim të vrasësit, merr një domethënie të qartë politike.

Qyteti paraqitet vetëm si vend i martirizimit grek, ndërkohë që harrohet 27 Qershori i 1994 kur në Paramithi nuk mbeti oborr shtëpie pa u larë me gjak shqiptari nga forcat e EDES-it. Në këtë qytet janë mbi 700 viktima shqiptare, të moshuar, gra, fëmijë dhe njerëz të pa armatosur të cilët u masakruan për të cilët Presidenti i një shteti anëtar i BE,  nuk thotë asnjë fjalë, edhe pse këta ishin shtetas grek.

Përgjegjësia penale është individuale. Çdo person që ka bashkëpunuar me pushtuesin apo ka kryer krime duhet të identifikohet mbi prova konkrete. Por asnjë krim individual nuk justifikon masakrimin, dëbimin apo ndëshkimin e fëmijëve, grave, të moshuarve dhe civilëve të pafajshëm.

Presidenti përmend gjyqin e Gjykatës Speciale të Janinës të vitit 1946, po pse nuk nuk e bën publik këtë vendim, bashkë me emrat e të dënuarve?! Zbardhja e këtij vendimi do të na ndihmonte të dy palëve të njiheshim me krimet konkrete, për të cilat akuzohen 1930 shqiptarë të dënuar nga gjykata speciale e Janinës. Mungesa e transparencës zyrtare greke lë vend për të besuar se ky gjyq u përdor politikisht për të mos lejuar kthimin e çamëve në shtëpitë e veta. Dhe në respekt të së vërtetës shteti shqiptar, Ministria e Jashtëme nëpërmjet ambasadës tonë në Athinë duhet të kërkoj një kopje të këtij vendimi, me të cilin të dënuarit nuk u njohën kurrë duke u pamundësuar apelimin në një gjykatë të nivelit më të lartë.

Edhe më shqetësuese është lidhja që Presidenti grek bën ndërmjet këtij rrëfimi historik dhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Shqipëria ishte një vend i pushtuar nga fashizmi dhe nazizmi. Veprimet e individëve apo të strukturave bashkëpunëtore nuk mund t’i ngarkohen kolektivisht shtetit shqiptar. Pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë nuk u pranuan në procesin e Konferencës së Paqes të Parisit dhe Shqipërisë iu njoh e vërteta e luftës antifashiste duke e renditur në krahë të aleatëve. Greqia nuk mund të rikthehet sot përmes një rrëfimit të presidentit që i atribuon Shqipërisë përgjegjësi të paprovuar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme duhet të kërkojë sqarime zyrtare: çfarë përgjegjësie konkrete i atribuohet Shqipërisë, mbi cilat dokumente dhe përse kjo lidhet me integrimin e saj evropian? Ky mesazh i Presidentit grek është kërcënues për procesin e anëtarësimit dhe nuk duhet të kalojë pa përgjigje institucionale.

Kemi kërkuar vazhdimisht që çështjet historike të shqyrtohen nga historianët, mbi dokumente dhe prova, dhe të mos përdoren nga politika për stigmatizim apo presion diplomatik. Hapja e arkivave greke, përfshirë dosjet gjyqësore dhe pronësore, dhe ngritja e një tryeze të përbashkët mes historianëve shqiptarë e grekë do të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjeve, përcaktimin e përgjegjësive jo vetëm individuale por edhe institucionale.

Kërkesat e shqiptarëve të Çamërisë për drejtësi, kthimin në shtëpitë e veta dhe shqyrtimin e të drejtave pronësore nuk janë armiqësi ndaj popullit grek. Ato mund dhe duhet të trajtohen në frymën e dialogut dhe të parimeve evropiane.

Viktimat greke dhe viktimat dhe shqiptare në Çamëri meritojnë të njëjtin dinjitet. E vërteta kërkon prova, drejtësia kërkon përgjegjësi individuale dhe marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona kërkojnë dialog, jo kërcënime nga vendi i krimit”, shkruan Fondacioni.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime