Media prestigjioze britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull të veçantë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar si një rast të pazakontë të përdorimit të inteligjencës artificiale nga një zyrtar që ndodhet në paraburgim.
Sipas “The Telegraph”, Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim dhe përballet me akuza për korrupsion dhe vepra financiare, i është drejtuar qytetarëve të Tiranës përmes një videoje të krijuar me inteligjencë artificiale.
Në video shfaqet një avatar i gjeneruar me IA, i cili paraqitet përpara flamurit shqiptar dhe atij të Bashkisë së Tiranës. Nëpërmjet tij, Veliaj njofton për një program me ushqim falas në shkolla për fëmijët e kryeqytetit.
“Kam marrë edhe një angazhim tjetër që nuk do ta harroj kurrë: ushqimin në shkolla”, citohet të thotë avatari i Veliajt në videon e publikuar në Instagram.
Sipas “The Telegraph”, videoja ishte e shënuar qartë si e gjeneruar me inteligjencë artificiale.
Në mesazhin e transmetuar përmes avatarit, Veliaj flet edhe për situatën e tij në paraburgim.
“Pengmarrja ime vazhdon prej 20 muajsh dhe mund t’ju përshëndes vetëm me inteligjencë artificiale”, thuhet në mesazhin e tij.
Më tej, sipas medias britanike, ai shprehet se do të vazhdojë të punojë për Tiranën edhe nga qelia.
“Tirana është nderi i jetës sime. Për ta shpaguar këtë nder, do të vazhdoj të punoj edhe nga qelia ku më kanë mbyllur”, citohet të thotë Veliaj.
Kjo, sipas “The Telegraph”, është hera e parë që kryebashkiaku i drejtohet drejtpërdrejt qytetarëve që prej qëndrimit të tij në paraburgim. Artikulli britanik vë në dukje edhe një situatë të pazakontë institucionale: pavarësisht qëndrimit në paraburgim dhe procesit gjyqësor ndaj tij, Erion Veliaj vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Media britanike rikujton se pas arrestimit të tij u planifikuan zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, por procesi u anulua pas ndërhyrjes së Gjykatës Kushtetuese.
Sipas medias britanike, Veliaj i kishte deleguar më herët një pjesë të kompetencave të tij zëvendëskryetares Anuela Ristani, por më pas e ka shfuqizuar urdhrin për delegimin e këtyre kompetencave.
Kjo ka bërë që mënyra se si Bashkia e Tiranës funksionon nën drejtimin e një kryebashkiaku në paraburgim të mbetet një çështje e pazakontë në skenën politike shqiptare.
Veliaj u arrestua në shkurt të vitit 2025 dhe përballet me një proces penal në GJKKO.
“The Telegraph” shkruan se kryebashkiaku përballet me 13 akuza, ndërsa ai ka mohuar çdo shkelje.
Media britanike e përshkruan Veliajn si një figurë që dikur konsiderohej ndër emrat në ngjitje të Partisë Socialiste dhe si një prej personave që mund të shiheshin si pasardhës të mundshëm të kryeministrit Edi Rama.
Procesi ndaj tij vijon në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“The Telegraph” e vendos rastin e Veliajt edhe në një kontekst më të gjerë të përdorimit të inteligjencës artificiale nga politikanët që nuk mund të komunikojnë drejtpërdrejt me publikun.
Media britanike sjell si shembull Imran Khan, ish-kryeministrin e Pakistanit, i cili në vitin 2023 përdori një video të krijuar me IA për t’iu drejtuar mbështetësve gjatë një fushate zgjedhore, ndërsa ndodhej i burgosur.
Një tjetër shembull i përmendur është ai i Jair Bolsonaros, ish-presidentit të Brazilit, ku një avatar i krijuar me inteligjencë artificiale u shfaq në një aktivitet politik të lidhur me fushatën e djalit të tij.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
7 Tetor18:22
Projektligji për mjedisin ngre pikëpyetje për standardet e BE-së
Një projektligj i Ministrisë së Mjedisit për ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e mjedisit, i paraqitur si pjesë e përafrimit ...
POLITIKE
7 Tetor16:55
"Green Kolonja"/ Kryebashkiaku i Ersekës Erion Isai, shpenzime marramendëse me taksat e shqiptarëve për shoqërinë aksionere të tij
Në një kohë kur lajmet për afera seksuale kanë përfshirë kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai, ky i fundit ka lën&e...
POLITIKE
7 Tetor15:53
“Kush je ti që më del kundër?!”/ Gazetari zbulon debatet mes Ramës dhe Braçes për “Territorialen”
Gazetari Almer Toska ka bërë një skanim të situatës politike brenda mazhorancës, duke zbuluar prapaskena mbi reformën territo...
POLITIKE
7 Tetor15:47
Detyrimi për paanshmëri politike/ Drejtuesit e DRAP dhe ZVA Durrës shfaqen në aktivitetet e PS-së
Nëpunësit civilë nuk mund të bëhen protagonistë të aktiviteteve politike dhe nuk mund të angazhohen në fushatë...
POLITIKE
7 Tetor15:20
Konflikti GJKKO-Dhoma e Avokatisë, Meta reagon nga qelia: Situatë e panevojshme dhe e evitueshme, Kuvendi të ndërhyjë
Ilir Meta ka reaguar lidhur me përplasjen mes GJKKO-së së Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ...
POLITIKE
7 Tetor12:48
“Bën sikur na qan hallet!”/ Shkoi për vizitë në “uzinat” e KAYO-s, qytetarët ia plasin në sy Ramës: Jep dorëheqjen!
Kryeministri Edi Rama është përballur sot me revoltën e qytetarëve gjatë një vizite të tij në zonën e ish-uzin...
POLITIKE
7 Tetor12:44
Protesta e opozitës, Blushi: Harta kriminale e Ramës duhet ndalur! Nesër të gjithë shqiptarët para Kuvendit!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër kundër hartës së re administrativo-ter...
POLITIKE
7 Tetor10:44
“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese në misionin tuaj
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës....
POLITIKE
6 Tetor22:35
“Situata më e rrezikshme dhe më mjerane se në komunizëm”, Aliaj: Ja çfarë po ndodh në Francë
Artisti Robert Aliaj, i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat që po zhvillo...
POLITIKE
6 Tetor21:28
Mbyllet protesta e 129-të para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!
Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 129-të radhazi e organizuar kundër qeverisë para godinës së Kryeministrisë...