Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
POLITIKE

Xhixho: 400 miliardë lekë në vit në ndërtim, nga vijnë këto para?

P
Piranjat26 September 2026, 13:39 · 3 min lexim
Xhixho: 400 miliardë lekë në vit në ndërtim, nga

Erisa Xhixho ngre pikëpyetje mbi burimin e parave që financojnë sektorin e ndërtimit në Shqipëri, duke iu referuar një qarkullimi prej rreth 400 miliardë lekësh në vit.

Ajo thekson se 52% e stokut të kredisë lidhet me pasuritë e paluajtshme, ndërsa kredia e re për ndërtimin përbën vetëm 14% të totalit të huasë së re për bizneset.

Sipas Xhixhos, këto të dhëna ngrenë pyetjen se nga vijnë paratë që po financojnë bumin e ndërtimit, duke kërkuar transparencë dhe verifikim të burimit të fondeve.

Ajo ngre gjithashtu dyshime për mundësinë e përdorimit të parave me origjinë kriminale dhe kërkon hetim të plotë financiar për të përcaktuar burimin e kapitalit që hyn në sektor.

“Nga vijnë paratë?”, është pyetja që Xhixho ngre lidhur me financimin e aktivitetit të ndërtimit dhe ndikimin e tij në rritjen e çmimeve të banesave.

400 MILIARDË LEKË NË VIT HIDHEN NË NDËRTIM. POR NGA VIJNË KËTO PARA?

400 miliardë lekë në vit qarkullojnë në ndërtim.

Po nga vijnë këto para?

52% e stokut të kredisë lidhet me pasuritë e paluajtshme, ndërsa kredia e re për ndërtimin përbën vetëm 14% të totalit të huasë së re për bizneset.

Pra, bumi i jashtëzakonshëm i ndërtimit nuk shpjegohet nga kredia bankare.

Dhe aq më pak nga fuqia blerëse e shqiptarëve.

Çiftet e reja mezi përballojnë qiratë dhe nuk arrijnë të blejnë një shtëpi, ndërsa pagat në Shqipëri mbeten ndër më të ulëtat në Europë.

Atëherë, kush e financon këtë bum të jashtëzakonshëm ndërtimi?

Kur volumi i parave që futen në ndërtim është shumë më i madh se financimi formal bankar dhe kërkesa reale e tregut, lind pyetja:

A po futen në ndërtim para me origjinë nga droga, korrupsioni dhe aktivitete të tjera kriminale?

Sot kërkohet transparencë dhe verifikim i burimit të parave. Këtë mund ta bëjë vetëm hetim i plotë financiar.

Sepse pas kullave dhe betonit nuk mund të fshihet burimi i parave.

Ndërtimi po përdoret si kanal për pastrimin e parave të pista, dhe ky është një nga problemet më serioze të ekonomisë shqiptare.

Një skemë që nuk prek vetëm financat e shtetit.

Po godet qytetarët e zakonshëm, po rrit çmimet e banesave dhe po i mohon një brezi të tërë mundësinë për të pasur shtëpinë e vet.

Qytetarët sot kërkojnë përgjigje:
NGA VIJNË PARATË?

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.