Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu... Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën
SHOWBIZ

Princi Harry surprizon në televizion/ Pi uiski drejtpërdrejt, flet për rikthimin në Britani dhe zbulon si po përshtaten fëmijët e tij në shkollë

P
Piranjat20 November 2026, 17:52 · 4 min lexim

 

Princi Harry ka bërë një paraqitje të papritur në emisionin britanik “This Morning”, ku ka tërhequr vëmendjen me batutat, një gotë uiski të konsumuar drejtpërdrejt në studio dhe rrëfimet për jetën e tij familjare pas rikthimit në Britani. I shoqëruar nga prezantuesit Alison Hammond dhe Dermot O’Leary, Duka i Sussex-it u shpreh se ndihet mirë që është sërish në vendlindje, duke theksuar se Britania vazhdon të mbetet shtëpia e tij, pavarësisht viteve që ka kaluar në Kaliforni, raporton Daily Mail.

“Është fantastike të jem sërish në tokën time. Po i shijoj edhe një herë ditët e ftohta të dimrit. Kur jeton jashtë dhe e sheh vendin nga larg, vëren shumë gjëra, por tani që jam kthyer, gjithçka më duket e njohur. Britania është shtëpia ime. Më kishin munguar dimrat”, u shpreh Harry.

Një nga temat ku princi u ndal më gjatë ishte jeta e fëmijëve të tij, Archie dhe Lilibet, pas zhvendosjes nga Kalifornia në Britani. Harry zbuloi se të dy janë përshtatur mirë me ambientin e ri dhe se shkollimi në Britani ka ndikuar dukshëm në rritjen e vetëbesimit të tyre.

“Vetëbesimi i të dyve është rritur jashtëzakonisht që kur kanë nisur shkollën në Britani. Është diçka vërtet e bukur”, tha ai.

Sipas tij, një nga ndryshimet më të mëdha për fëmijët ka qenë mbajtja e uniformës shkollore, ndërsa me humor shtoi se po përpiqet t’u largojë theksin amerikan.

Princi Harry surprizon në televizion/ Pi uiski drejtpërdrejt, flet

“Po përpiqem t’ua heq theksin amerikan dhe miqtë e tyre në shkollë po bëjnë të njëjtën gjë”, u shpreh princi.

Paraqitja e Harry-t nuk mungoi as nga momentet argëtuese. Ai përqafoi njëkohësisht Alison Hammond dhe Dermot O’Leary, bëri shaka me ta dhe madje konsumoi një gotë uiski gjatë përgatitjes së një ëmbëlsire tradicionale për Krishtlindje.

Princi iu bashkua shefit të kuzhinës Phil Vickery për përgatitjen e kekut festiv, ndërsa tregoi se bashkëshortja Meghan dhe vjehrra e tij janë shumë të zonjat në kuzhinë. Ai tha se do t’ua linte atyre organizimin e menusë së Krishtlindjeve, ndërsa përmendi si mundësi gjelin e detit ose një gatim tradicional gumbo. Duka i Sussex-it u pyet edhe për filmin e ardhshëm të James Bond dhe për zgjedhjen e Robert Pattinson në rolin e agjentit të famshëm britanik.

“James Bond, 100%. Dua të sigurohem që roli të jetë në duar të mira”, tha ai, ndërsa për Pattinson shtoi: “Mendoj se është fantastike, mezi pres ta shoh”.

Gjatë intervistës, princi foli edhe për aktivitetin që ka qenë në qendër të angazhimeve të tij vitet e fundit, Invictus Games, kompeticionin sportiv për ushtarakët dhe veteranët e plagosur, të sëmurë apo të lënduar. Harry u shoqërua në studio nga dy ish-pjesëmarrës të kompeticionit, Josh Boggi dhe Jules Bales, të cilët ndanë përvojat e tyre dhe ndikimin që Invictus Games ka pasur në jetën e tyre.

“Invictus të jep një mundësi të re në jetë, të prezanton me alternativa të tjera për të rifituar vetëbesimin dhe besimin te vetja, si dhe për të kuptuar se për çfarë je vërtet i aftë”, u shpreh Harry.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të lojërave në Birmingham, duke kujtuar se spitali Queen Elizabeth i këtij qyteti ka trajtuar shumë ushtarë britanikë të plagosur në Irak dhe Afganistan.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.