“Fuego ma ka shprehur pëlqimin”, Jona bën rrëfimin e papritur për reperin

Një tjetër detaj nga raportet mes banorëve të Big Brother VIP Kosova ka dalë në pah. Këtë herë, në qendër të vëmendjes janë Jona Krasniqi dhe Fuego, pasi banorja ka zbuluar se reperi i ka shprehur pëlqimin ndaj saj.
Gjatë një bisede me Vëllain e Madh, Jona tregoi se interesimi i Fuegos kishte nisur që në javën e parë të qëndrimit në shtëpi. Sipas saj, në fillim ai kishte dhënë disa sinjale, por më pas raporti mes tyre ishte ftohur, veçanërisht pasi reperi kishte afruar marrëdhënien me Olechkën.
Jona u shpreh se nuk ka asnjë shqetësim për ndjenjat e tij, duke theksuar se kjo është zgjedhja personale e Fuegos. Megjithatë, ajo vuri në dukje se aktualisht ai po ruan një distancë, duke treguar respekt në raportin mes tyre.
Edhe një bisedë e zhvilluar mes dy banorëve duket se hedh më shumë dritë mbi këtë situatë. Gjatë saj, Fuego pranoi se në momentin kur kishte ndjerë pëlqim për Jonën, kishte zgjedhur t'ia shprehte drejtpërdrejt, por më pas komunikimi mes tyre kishte ndryshuar.
“Unë në moment që më ke pëlqy si çikë kam ardhë ta kom thënë edhe tani mo nuk kena pas raport”, ka thënë Fuego mes tjerash, duke permendur gjithashtu raportin e tij me Olechkën.
Reperi u përpoq gjithashtu të sqaronte se nuk dëshironte të linte vend për keqkuptime. Ai i tha Jonës se mes tyre mund të vazhdonte një marrëdhënie e mirë shoqërore, pasi kanë mjaftueshëm tema për të biseduar.
Nga ana tjetër, Jona përmendi edhe afrimitetin e tij me Olechkën, duke kujtuar se Fuego i kishte thënë më parë se ajo i pëlqente më shumë. Banorja theksoi se e kuptonte qëndrimin e tij dhe arsyet që i kishte dhënë.
Fuego, nga ana e tij, këmbënguli se nuk dëshironte që Jona të krijonte ide të gabuara për situatën mes tyre.
Mbetet për t'u parë nëse ky sqarim do të ndikojë në raportin e dy banorëve dhe si do të vijojë dinamika mes tyre në ditët e ardhshme në shtëpinë e BBVK-së.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lumtur kështu

Rihanna pozon për herë të parë me vajzën e saj në një fushatë të Dior, nënë e bijë promovojnë çantën ikonike Lady Dior

“Princesha më e trishtuar në botë”, Charlene tërheq vëmendjen gjatë festimeve në Monako

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën

Chiara Ferragni zbulon anën e errët të martesës me Fedez: “Kishte mëngjese që…”





