Rihanna pozon për herë të parë me vajzën e saj në një fushatë të Dior, nënë e bijë promovojnë çantën ikonike Lady Dior

Rihanna dhe vajza e saj 14-muajshe, Rocki Mayers, janë bërë protagonistet e një fushate të re të shtëpisë së modës Dior.
Nënë e bijë kanë pozuar së bashku me xhaketa lëkure identike, duke promovuar çantën ikonike Lady Dior.
Në disa fotografi të ëmbla, këngëtarja 38-vjeçare shihet duke i dhuruar një puthje të voglës në kokë, ndërsa në një tjetër Rocki qëndron e ulur në prehrin e saj, shkruan DailyMail.

Ky është debutimi i vajzës së Rihannës në një fushatë për Dior.
Fushata synon të pasqyrojë identitetet e ndryshme të Rihannës si këngëtare, kompozitore, sipërmarrëse, aktore dhe nënë.
Ajo është prej vitesh e lidhur me markën franceze, ndërsa në vitin 2024 u bë edhe fytyra e parfumit J'adore.
Rocki duket se po ndjek hapat e nënës së saj në botën e modës, pasi më herët është shfaqur edhe në një fushatë festive për markën Savage X Fenty, së bashku me dy vëllezërit e saj, RZA dhe Riot.
Vogëlushja kishte bërë gjithashtu debutimin në kopertinën e revistës W në prill, ku pozoi sërish me Rihannën.
Këngëtarja ka tre fëmijë me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky: RZA, Riot dhe Rocki.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Princesha më e trishtuar në botë”, Charlene tërheq vëmendjen gjatë festimeve në Monako

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën

Chiara Ferragni zbulon anën e errët të martesës me Fedez: “Kishte mëngjese që…”

Meghan Markle përballet me një tronditje të rëndë familjare pas arrestimit të të atit: Është e shkatërruar





