Projektbuxheti/ Ndoja: A ka parashikime në buxhet për rrugët e shkatërruara të Durrësit, përmbytjet dhe zjarret?
Deputeti i Partisë Demokratike Arian Ndoja ka folur ne Kuvend për projektbuxhetin e paraqitur nga mazhoranca për miratim. Ai tha ka kërkuar shpjegime nëse kishte ne buxhet parashikimi financiare për rrugët e...

Deputeti i Partisë Demokratike Arian Ndoja ka folur ne Kuvend për projektbuxhetin e paraqitur nga mazhoranca për miratim. Ai tha ka kërkuar shpjegime nëse kishte ne buxhet parashikimi financiare për rrugët e shkatërruar të disa zonave të qarkut Durrës.
Arian Ndoja: Unë kam disa pyetje. Nis nga procedura, ne mund ti referohem edhe prezencës së deputetëve në sallë që për mendim tim nuk i kalon 42 veta nga 140 në këtë moment që flasim.
Pastaj përmbajtjes cilësore për diskutimin dhe ngritjen pyetjeve. Kjo është për procedurë. Gjithsesi ju mund të interpretoni si të doni procedurën por të paktën ta dinë edhe njerëzit se sa vetë marrin pjesë në diskutim. Pyetjet që kam unë janë, pyetje konkrete.
A ka parashikim zoti ministër në lidhje me rrugën e fshatit Rrushkull, Përlat, Jupë e cila është rrugë jashtë çdo lloj kriteri dhe standardi për banorët e këtyre zonave dhe e bën shumë të vështirë jetesën në to. A parashikim në buxhetin e shtetit për rrugën Dukagjin – Miliska, në zonën e Thumanës, e cila është prapë rrugë jashtë standaratit dhe e bën shumë të vështirë jetën e banorëve të kësaj zone. A ka parashikim në buxhetin e shtetit dhe propozim nga bashkia Durrës nga kolegët deputetë në lidhje me shpërblimin e zonave të përmbytura. Ka ndodhur 4 herë përmbytje dhe akoma nuk është bërë evidentimi përfundimtar i dëmeve dhe jo të ketë filluar zhdëmtimi me katër këste. A ka parashikim në buxhetin e shtetit për dëmet e shkaktuara nga zjarri, për bashkinë Krujë dhe projekt për pyllëzimin e zonave të prekura nga zjarri i sivjetshëm. A ka parashikim në buxhetin e shtetit në lidhje me rregullimin e rrugës ‘Xhemal Tirana’, në lagjen 15 Siptallë Durrës si dhe projektin e grumbullimit të plehrave në nyjën kryesore të kanaleve kulluese që shkojnë për tek hidrofori ne lagjen 15, Spitallë Durrës.
Kam edhe tre pyetje të tjera. Nuk janë specifike por janë në aspektin teorik për të kuptuar edhe ne edhe shqiptarët. Sa është mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian në buxhet për shëndetësinë dhe arsimin dhe sa është parashikimi në Buxhetin e Shtetit për Shqipërinë në përqindjen e produktit të përgjithshëm të brendshëm bruto. Dhe një pyetje të fundit meqenëse gjatë gjithë kësaj kohe propagandohet për reformë në drejtësi dhe faktin se tashmë drejtësia tashme është e pavarur. A ka ndonjë propozim nga ministria e Drejtësisë, nga KLGJ apo institucione të tjera për ndërtimin e një poli drejtësie që i mungon tashmë drejtësisë. Pra krijimin e kushteve që kjo drejtësia të jete me të vërtetë e pavarur dhe të punojë në kushte normale.
Pyetja e fundit. Në Komision gjatë diskutimit të ligjit për strehimin social nga ministrja e ekonomisë më është thënë që tatimi mbi dividendin është politikë e cila ndikon në faktin që të ardhurat që përfitohen nga shoqëria dhe që mund të tërhiqen nga aksioneri të rinvestohen. Kush është qëndrimi juja ne lidhje me këtë propozim tek pakete e ligjeve fiskale që ndikon në buxhet. Pra nga cila praktike e vendve të tjera niseni dhe kush është këndvështrimi juaj mbi rritjen e tatimit mbi dividentin.
Lexo edhe
POLITIKE
“Pse nuk mbahen premtimet?”/ Eno Bozdo: Kemi dimrin përballë, a është parashikuar një fond për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve?...

“Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: U rrisni pagat patronazhistëve në Bashki, spitali s’ka “mrrok...

Strazimiri: Rama dhe ministrat duhet të jenë këtu, të tregojnë si do vjedhin paratë e shqiptarëve

“Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rrisni pagat patronazhistëve në ...

Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO





