Qytetarë e studentë vijojnë revoltën, policia gjobit një tjetër të ri, po protestonte paqësisht
Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 165-të të revoltës së studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Studentë dhe qytetarë janë mbledhur sërish në një protestë kombëtare, ku kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e parevokueshme e kryeministrit. Edhe gjatë protestës së sotme nuk kanë munguar gjobat ndaj pjesëmarrësve. […]

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 165-të të revoltës së studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Studentë dhe qytetarë janë mbledhur sërish në një protestë kombëtare, ku kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e parevokueshme e kryeministrit.
Edhe gjatë protestës së sotme nuk kanë munguar gjobat ndaj pjesëmarrësve. Pavarësisht se tubimi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe nuk është raportuar asnjë incident apo përplasje, policia ka ndëshkuar me gjobë një tjetër të ri.
Ky veprim ka rikthyer vëmendjen te masat e marra nga policia ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protestat kundër qeverisë.
Kujtojmë se kjo është dita e 165-të e protestës, ndërsa studentët vijojnë të refuzojnë dialogun me kryeministrin Edi Rama, duke këmbëngulur në një kërkesë të vetme: largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.
Lexo edhe
POLITIKE
Sherr mes Ramës dhe Ballukut në Kryeministri? Gazetari zbulon detaje dhe arsyen

‘Oltion Bistri, njeri i Ramës’/ Saraçi: Kush i zhduku akuzat për korrupsion dhe pastrim parash në shkallën e parë?

Sulmet e Ballës ndaj eurodeputetit Gahler, Bardhi: Askush nuk mund të intimidojë përfaqësuesit europianë

Politico: Samiti i NATO-s në Shqipëri i pasigurt, Tirana propozon një takim virtual

Turizmi apo dhomat plot me euro?! Monedha europiane ka humbur 35% të vlerës që nga viti 2016





