Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident pranë tunelit të Murrizit/ Kamioni i tonazhit të rëndë del nga rruga, bllokohet qarkullimi Politico: Samiti i NATO-s në Shqipëri i pasigurt, Tirana propozon një takim virtual Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam... Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë Revolta e 30-të studentore/ Tubimit përpara Ministrisë së Arsimit i bashkohen edhe Studentët e Mjekësisë ... Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës Kylie Jenner përballet me padi nga ish-punonjësja, pretendon se e mbajtën të mbyllur në dollap për më shumë... 2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për... “11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e t... Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit
POLITIKE

Sulmet e Ballës ndaj eurodeputetit Gahler, Bardhi: Askush nuk mund të intimidojë përfaqësuesit europianë

P
Piranjat11 November 2026, 18:13 · 1 min lexim
Sulmet e Ballës ndaj eurodeputetit Gahler, Bardhi: Askush nuk mund të

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës ndaj eurodeputetit gjerman Michael Gahler, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe skandaloze.

Bardhi shprehet se gjuha e përdorur nga Balla ndaj kreut të Delegacionit të Parlamentit Europian për zgjedhjet në Shqipëri dhe koordinatorit të grupit parlamentar të PPE-së është përçmuese dhe përbën një sulm që duhet dënuar.

Sipas tij, apeli i Gahler nuk duhet trajtuar si një qëndrim individual, pasi përputhet edhe me shqetësimet e shprehura në Rezolutën e Parlamentit Europian të vitit 2025.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së thekson se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë detyrime themelore demokratike dhe kushte për përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Askush nuk mund ta intimidojë apo ta delegjitimojë zërin e përfaqësuesve europianë që kërkojnë standarde demokratike dhe zgjedhje sipas parimeve dhe vlerave të Bashkimit Europian”, përfundon Bardhi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.