Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës
POLITIKE

Parti të re politike? Marjana Koçeku: Asnjë bashkëpunim me Elisa Spiropalin apo Erion Veliajn

P
Piranjat25 November 2026, 20:09 · 5 min lexim
Parti të re politike? Marjana Koçeku: Asnjë bashkëpunim me

Pak e njeh publiku Marjana Koçekun në mendimin e saj politik, përvojat jetësore që i kanë formësuar karakterin dhe se si ajo e përballoi gjithë këtë përplasje në politikë duke qenë më shumë se gjithçka kritike me veten.

Katolicizmi, gegnishtja, ndikimi i familjes e njerëzve të besuar dhe sesi një ditë ajo pranoi propozimin e Ramës për t’u futur në listat e Partisë Socialiste.

Koçeku u nda hapur me Ramën muaj më parë, duke dalë si deputete e pavarur e në mbështetje të protestës së të rinjve në shesh, tregon se cilat ishin motivet që e çuan të pranonte ofertën e Ramës, por më pas të largohej nga një rrugë që nuk e besonte më. E pyetur nëse vijon të ketë kontakte me ndonjë nga kolegët e PS-së, Koçeku e mohoi kategorikisht këtë.

“Jo nuk kam asnjë kontakt. Madje me shumë prej tyre nuk kam pasur kurrë kontakte, me disa të tjerë që janë brenda parlamentit në momentin që unë kam vendosur të shkëputem kam ndërprerë çdolloj komunikimi dhe raporti privat. Çdo komunikim mes meje dhe asaj force politike ka qenë më mënyrë zyrtare, pasi në këtë mënyrë respektoj vendimin tim dhe respektoj hapësirat politike tashmë”.

Pas vendimit për t’u tërhequr nga PS-ja, Koçeku pranon se është telefonuar nga eksponentë të lartë brenda socialistëve, por ishte e vendosur për të mos bërë pas.

“Pas shkëputjes sime nga grupi parlamentar i PS-së, asokohe ditët e para e kam pasur telefonin më shumë të fikur sesa të hapur, për shkak të kohës, tensionit të situatës. Ka pasur tentativa nga shumë eksponentë të lartë të PS-së, për të më kontaktuar, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për të më rikthyer. Por u kuptua shumë shpejt edhe nëpërmjet qëndrimeve të mia publike që ky është një hap që për mua nuk ka kthim prapa dhe jam e vendosur të vazhdoj kështu siç jam”.

Koçeku komentoi në Gogo.al edhe përjashtimet nga Partia Socialiste, duke i cilësuar si shenjë pasigurie dhe jo force të Ramës.

“Për mua ndoshta shumëkush e sheh përjashtimin si shenjë force, por për mua kjo është shenjë pasigurie. Dhe kur je në pushtet, pasiguria, mungesa e kredibilitetit janë shumë të rëndësishme që në këtë moment duken sikur po humbasin dhe po veniten. Unë kam pasur dhe kam një rrugëtim tjetër prej eksponentëve të PS-së dhe prej atyre që tashmë nuk janë pjesë e atij forumi dhe që janë përjashtuar. Unë jam e vendosur që këtë rrugëtim dhe këtë pjesë të mandatit ta vazhdoj si deputete e pavarur dhe me liritë në të cilat besoj, duke rikandiduar në mandatin tjetër dhe jashtë forumeve tradicionale”.

Tani, duke punuar për krijimin e platformës së saj politike, për të cilën nuk përjashton edhe se në një të ardhme mund të kthehet në një parti politike, Koçeku mohon kategorikisht një bashkëpunim të mundshëm me Elisa Spiropalin, Erion Veliajn apo Ditmir Bushatin.

“E pavarur ose jo, kjo mbetet për t’u thënë me kohën, pasi ne jemi në procesin që ka ndryshime elektorale. Momentalisht po punoj për një platformë, platformë do të thotë plan, jo domosdoshmërisht për një parti të re politike, të paktën jo në planin afatshkurtër, por si një përmbledhje e atij mendimi politik që kam dhe e asaj platforme politike në sektorë të ndryshëm që unë mendoj se do t’i shërbenin dhe i nevojiten Shqipërisë dhe shtetit shqiptar në këto momente. Jo, unë kam një rrugëtim tjetër që është i ndryshëm prej rrugëtimit të znj. Spiropali dhe z. Bushati.“

Megjithatë është e gatshme të kontribuojë në zhvillimin më tej të institucionalizimit të protestës siç ajo e quan, nëse të rinjtë do të duan ta përfshijnë atë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.