Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur
AKTUALITET

Reshje intensive shiu në Durrës gjatë ditës së nesërme/ Bashkia apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

P
Piranjat25 November 2026, 17:38 · 1 min lexim
Reshje intensive shiu në Durrës gjatë ditës së

Durrësi pritet të përfshihet nga moti i keq ditën e enjte, me reshje shiu me intensitet të lartë, të cilat mund të sjellin problematika në zona të ndryshme të qytetit. Përballë situatës së parashikuar meteorologjike, Bashkia e Durrësit u ka kërkuar qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin daljet që nuk janë të domosdoshme.

Njëkohësisht, këshillohet që gjatë lëvizjeve dhe aktiviteteve të përditshme të bëhet kujdes për shkak të rrezikut që mund të krijojnë reshjet e dendura. Ndërkohë, strukturat bashkiake kanë kaluar në gatishmëri për të përballuar çdo situatë të mundshme emergjente.

Në terren do të jenë të angazhuara ndërmarrjet në varësi të bashkisë, shërbimet e emergjencave dhe Policia Bashkiake, me qëllim monitorimin e situatës dhe dhënien e ndihmës për banorët dhe familjet që mund të përballen me vështirësi si pasojë e kushteve atmosferike. Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjshmëri dhe të ndjekin masat e kujdesit gjatë gjithë ditës së nesërme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.