Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë... 179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ...
AKTUALITET

E mashtroi dhe abuzoi s*ksualisht me 13-vjeçaren, Elton Vrenozi e pranon: Nuk e dija moshën

P
Piranjat25 November 2026, 20:48 · 3 min lexim
E mashtroi dhe abuzoi s*ksualisht me 13-vjeçaren, Elton Vrenozi e pranon:

Një ngjarje e rëndë është zbardhur një ditë më parë nga Policia e Shkodrës, ku një vajzë 13-vjeçare është abuzuar seksualisht nga disa persona të rritur në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Rasti u bë objekt hetimi pas kallëzimit të familjarëve, të cilët njoftuan policinë se e mitura ishte larguar nga banesa. Shkak i largimit të të miturës është bërë një konflikt verbal që ajo ka pasur me nënën e saj. Fillimisht ajo është larguar në qytetin e Fierit dhe më pas në Tiranë. 

Mësohet se e mitura është mashtruar në aplikacionet online nga 49-vjeçari, Elton Vrenozi, i cili pasi i ka premtuar një lidhje intime, ka joshur vajzën të largohet nga shtëpia duke udhëtuar në drejtim të Fierit, raporton gazetari Elton Qyno.

Për t’ju shmangur kontrollit të nënës së saj, ajo ka ndërruar numrin e telefonit. Më pas e ka flakur këtë numër dhe ka vendosur një numër tjetër, ku herë pas here e hapte dhe e mbyllte. Përmes gjurmimit të aparatit të telefonit, është bërë e mundur lokalizimi dhe shoqërimi i saj në policinë e Tiranës, qytet në të cilën dhe u gjend vajza. Por nga këqyrja e aparatit të telefonit të saj, është mësuar përmes bisedave dhe disa fotografive se vajza e mitur ishte abuzuar seksualisht. Gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi se ka kryer marrëdhënie me disa persona, por pa pasur dijeni për emrat e saktë të tyre.

Mirëpo nga verifikimi i numrave me të cilët kishte biseduar e mitura, është zbuluar se ata përdoreshin nga Elton Vrenozi nga Fieri dhe Adrian Qerimi nga Tirana. Të dy personat janë shoqëruar në policinë e Shkodrës, ku është bërë dhe paraqitja e njohjes nga ana e vajzës së mitur, e cila konfirmoi se këta ishin dy individët me të cilët kishte kryer marrëdhënie.

Gjatë marrjes në pyetje Elton Vrenozi nga Fieri mësohet se ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën me "dëshirën e saj dhe pa asnjë detyrim". Sipas tij vajza nuk i ka treguar që ka qenë e mitur dhe në këto kushte ai s’ka pasur dijeni për moshën. “Nuk me ka treguar ajo se çfarë moshe ka”, ka thënë ai mes të tjerash.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.