“Provat ndodhen në SHBA”, Artan Hoxha zbulon rrjetet e komunikimit të krimit të organizuar

Gazetari Artan Hoxha komentoi në emisionin Now në Euronews Albania deklaratat e ambasadorit amerikan pas takimit me kreun e SPAK dhe atë të BKH, duke u ndalur te rëndësia e sigurimit të provave në hetimet ndaj rrjeteve kriminale
Hoxha shpjegoi se thirrja e ambasadorit amerikan drejtuar SPAK-ut për të kërkuar sa më shpejt provat që lidhen me rrjetet kriminale lidhet me përdorimin e platformave të shumta të komunikimit nga organizatat kriminale në mbarë botën. Sipas gazetarit, në këto sisteme qarkullon një sasi shumë e madhe informacioni, i cili mund të humbasë nëse nuk sigurohet në kohë.
Ai solli në vëmendje edhe rastet e zbërthimit të platformave të komunikimit të koduar EncroChat dhe Sky ECC, të cilat zbuluan aktivitetin e shumë organizatave kriminale.
“Ambasadori amerikan bën thirrje që provat të kërkohen sot, pasi provat prishen shpejt, databazat mbingarkohen. Pasi u thye EncroChat dhe Sky, u krijua një vakum, mbeti bosh dhe krimi i organizuar pësoi një kolaps, nuk kishin si të komunikonin. Në atë moment FBI kërkoi një rrjet dhe e hodhi në treg. Për 6 muaj u zbuluan 200 organizata kriminale”, u shpreh Hoxha.
Gazetari theksoi se pas mbylljes së kësaj platforme, grupet kriminale kanë vijuar të përdorin sisteme të tjera komunikimi, duke krijuar rrjete të reja për shkëmbimin e informacioneve.
“Kanë dalë shumë programe të tjera, por nuk ka asgjë të papërgjueshme. Ambasadori i SHBA-së e ka fjalën për këto programe. Aty komunikimi është aq i madh sa informacioni humbet”, deklaroi Artan Hoxha.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Aksident i rëndë në Dimal, shoferi humb kontrollin dhe përplaset për vdekje

“Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim

E mashtroi dhe abuzoi s*ksualisht me 13-vjeçaren, Elton Vrenozi e pranon: Nuk e dija moshën

“3 orë në pritje"/ Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit

AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili dhe 25 tonë miell e hime gruri nga Kosova

Arian Tartari, Sotirios Kapotas dhe “Transatlantic Albania Ltd” merren të pandehur nga Prokuroria për evazionin me naftën e Gorishtit

EMRI/ Kush është shqiptari që shkaktoi vdekjen e policit italian gjatë arratisë

Makina e policisë përfshihet në aksident në aksin Levan-Tepelenë, detajet e para





