KOSOVA

Rrëfimi trondites i mikes së Arlnda Zelajt: Askush nuk e mori seriozisht frikën e saj

Piranjat Përditësimi i fundit 27 October 2026, 15:42
Rrëfimi trondites i mikes së Arlnda Zelajt: Askush nuk e mori

Ilirjana Zhubi, mikja e Arlinda Zelajt, e cila u vra nga ish-kunati i saj, ka rrëfyer për emisionin “Shqipëria Live” vështirësitë dhe problemet që viktima kishte përjetuar gjatë martesës me ish-bashkëshortin, Jetonin. 
Zhubi tregoi se lajmin për vrasjen e Arlindës e kishte marrë vesh vetëm pak minuta pas ngjarjes, përmes miqve të përbashkët. Ajo u shpreh se ende e kishte të vështirë ta pranonte atë që kishte ndodhur, duke e cilësuar ngjarjen si një makth të rëndë. 

“Shumë e vështirë ta besoja, ende është si një ëndërr e keqe, jemi në shok. Një vajzë si Arlinda, i përfundoi jeta kështu”, u shpreh ajo. 
Sipas Zhubit, problemet e Arlindës kishin nisur që në fillim të martesës, pasi familjarët e Jetonit nuk e kishin pranuar këtë lidhje. Megjithatë, ajo tha se Arlinda kishte vijuar të ruante respektin ndaj tyre dhe të mbante kontaktet, edhe në periudhat kur marrëdhëniet familjare ishin të tensionuara. 

Ajo tregoi se për një kohë të gjatë Jetoni nuk kishte pasur marrëdhënie të mira me familjen e tij, ndërsa Arlinda kishte qenë ajo që ishte përpjekur të ruante lidhjet mes tyre. 
Sipas rrëfimit të saj, situata ishte përkeqësuar kur Jetoni kishte nisur të afrohej sërish me motrën dhe vëllezërit e tij. 

“Arlinda ka qenë ajo që nuk është dorëzuar, ka mbajtur kontakt me ta. Kur Jetoni filloi t’i rregullojë marrëdhëniet me familjarët, atëherë kur u afrua me motrën dhe vëllezërit, filloi acarimi i Jetonit me Arlindën në përmasa të mëdha”, rrëfeu Zhubi. 

Një nga momentet më tronditëse të intervistës ishte rrëfimi i Zhubit për frikën që Arlinda, sipas saj, kishte shprehur lidhur me ish-bashkëshortin. Ajo deklaroi se, gjatë periudhës kur e kishin njohur, Arlinda kishte folur për mundësinë që ndarja nga Jetoni të mund të përfundonte në mënyrë tragjike. 

“Arlinda, kur ne e kemi njohur, ka thënë, qoftë në shaka ose realitet: ‘Nëse unë një herë do të doja të ndahesha nga Jetoni, ai do të më vriste’”, tregoi ajo. 

Sipas mikes së saj, gjatë konflikteve Jetoni i kishte kërkuar Arlindës të ndërpriste komunikimin me miqtë, familjarët dhe personat që ajo kishte njohur përmes tij. Zhubi tha gjithashtu se Arlinda ndihej e përbuzur dhe e parespektuar, ndërsa frika e saj, sipas saj, nuk ishte kuptuar sa duhej nga njerëzit përreth. 

“Askush nuk e mori për seriozisht, askush nuk e kuptoi dhimbjen e saj, frikën e saj. Mentaliteti ynë: ‘Mirë, hajt duro, mbylle gojën, rri aty e qëndro të mos prishësh familjen.’ As institucionet nuk e morën seriozisht”, deklaroi ajo. 

Gjatë intervistës, Zhubi foli edhe për të kaluarën e Jetonit, duke pretenduar se ai kishte pasur probleme të mëparshme në marrëdhëniet familjare dhe se ishte dënuar me burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të dhunës. Sipas saj, Jetoni kishte pasur një martesë të mëparshme, nga e cila kishte dy vajza binjake, ndërsa me to nuk kishte pasur komunikim prej 22 vitesh. 

Zhubi përmendi edhe problemet që, sipas saj, ai kishte përjetuar pas luftës, duke i përshkruar si trauma të mundshme që kishin ndikuar në jetën e tij.

Në fund të rrëfimit, mikja e Arlindës ngriti dyshime se ngjarja mund të mos kishte qenë spontane. Ajo shprehu bindjen e saj se mund të kishte pasur një planifikim paraprak, por këto mbeten pretendime të saj dhe nuk përbëjnë fakte të konfirmuara nga autoritetet. 

“Ne mendojmë se edhe Jetoni do të ketë pasur ndonjë gjë në planifikimin e krimit. Nuk dua të them se ai ka mbushur familjen me një inat të tillë, se ata që në fillim nuk e dashuruan Arlindën. Unë mendoj që kjo është diçka e planifikuar, është një urrejtje e mbjellë mes vetes, ai me qëllim solli nënën dhe vëllanë aty”, tha Zhubi. 

Rrëfimi i saj rikthen në vëmendje deklaratat për frikën, konfliktet dhe vështirësitë që Arlinda, sipas mikes së saj, kishte përjetuar ndër vite. Rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë duhet të përcaktohen nga organet kompetente. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?