Rrëzohet helikopteri zjarrfikës në Indonezi, një viktimë dhe dy të mbijetuar
Një helikopter zjarrfikës është rrëzuar në lumin Barito, në ishullin Borneo të Indonezisë, duke shkaktuar një viktimë dhe dy të mbijetuar

Një helikopter zjarrfikës është rrëzuar në lumin Barito, në ishullin Borneo të Indonezisë, duke shkaktuar një viktimë dhe dy të mbijetuar. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, aksidenti ndodhi të dielën, më 8 nëntor, në provincën e Kalimantanit Jugor, ndërsa helikopteri po merrte ujë nga lumi për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në pyje.
Gjatë manovrimit, avioni humbi kontrollin dhe përfundoi në ujë. Në bord ndodheshin tre persona. Dy shtetas australianë arritën të shpëtonin, ndërsa anëtari i tretë i ekuipazhit, një shtetas indonezian, u gjet nga ekipet e kërkim-shpëtimit, por nuk arriti të mbijetonte.
Ky është aksidenti i dytë me helikopterë të përfshirë në operacionet kundër zjarreve në Indonezi brenda pak ditësh. Në një tjetër rrëzim të ndodhur në Borneo, tre persona humbën jetën. Indonezia po përballet prej muajsh me zjarre të mëdha në pyje, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme mjedisore dhe kanë përhapur re tymi në vendet fqinje, përfshirë Malajzinë dhe Singaporin.
Lexo edhe
BOTA
Nafta bie në tregjet ndërkombëtare, shpresat për marrëveshje SHBA-Iran ulin çmimet

Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Izrael/ A po i vjen fundi Netanyahut

“Presioni duhet të vazhdojë”/ Franca nuk gjen qetësi! Qindra të arrestuar nga protestat në fundjavë

Analiza: Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?

Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë është pranë

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë nga rrjetet sociale për vrasje, BBC zbulon botën e përgjakshme të krimit në Marsejë

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të natës dhe faturat në emër të të v...





