Rusia nuk tërhiqet nga Serbia as pas largimit të Vuçiç, Moska: Presim formimin e qeverisë së re, më pas negociata për…

Rusia do të rikthehet te negociatat për një marrëveshje afatgjatë të furnizimit me gaz me Serbinë pas formimit të institucioneve të reja shtetërore në Beograd. Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference për shtyp.
E pyetur për qëndrimin e Moskës ndaj zhvillimeve politike në Serbi pas zgjedhjeve, si dhe për njoftimin se një delegacion i Listës Studentore synon të udhëtojë drejt Rusisë për të negociuar një kontratë afatgjatë gazi, Zakharova tha se Moska po i ndjek nga afër zhvillimet në vend.
Ajo u shpreh se Rusia shpreson që Serbia ta kalojë me sukses periudhën paszgjedhore, ndërsa theksoi se bisedimet për marrëveshjen e gazit duhet të rifillojnë pasi të formohet qeveria e re dhe të paraqiten kërkesat zyrtare.
“Sa i përket njoftimeve të përfaqësuesve të Listës Studentore për bisedimet me Rusinë mbi marrëveshjen e gazit, mendoj se duhet t’i kthehemi kësaj teme pas formimit të autoriteteve shtetërore në Serbi dhe kur ata të dërgojnë kërkesat zyrtare përkatëse”, deklaroi Zakharova.
Zëdhënësja ruse shtoi se kontaktet mes përfaqësuesve të dy vendeve, edhe jashtë kanaleve qeveritare, kanë vijuar pa ndërprerje.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm t’i mirëmbajmë ato në frymën e respektit të ndërsjellë”, tha ajo.
Më herët, Radomir Saičić kishte deklaruar për revistën “NIN” se Lista Studentore synon të dërgojë një delegacion në Moskë për të zhvilluar negociata mbi një marrëveshje afatgjatë për furnizimin me gaz të Serbisë, në vend të kontratës afatshkurtër tre mujore.
Lexo edhe
BOTA
Refuzoi të përgatiste pica me ananas, pushohet nga puna shefi italian në Australi

Zjarr në një godinë në New York, gjashtë persona humbin jetën

El-Sayed: Jam po aq i përkushtuar për të mbrojtur komunitetin hebre, sa për fëmijët e mi

Kaos në Shtëpinë e Bardhë pas humbjes/ Rubio mund të japë dorëheqjen

Soros thumbon Trump, pas humbjes së rëndë: Fitorja më e madhe që kam parë, SHBA se ka parë kurrë atë që ndodhi dje





