Shembet ndërtesa në New York, 2 të vdekur dhe mbi 17 të plagosur
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Brooklyn të Nju Jorkut, ku shembja e një ndërtese trekatëshe ka shkaktuar dy

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Brooklyn të Nju Jorkut, ku shembja e një ndërtese trekatëshe ka shkaktuar dy viktima dhe të paktën 17 persona të plagosur, mes tyre edhe shtatë fëmijë.
Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës, më 11 nëntor, në zonën e Flatbush, ku ndërtesa u shemb në drejtim të një kantieri ndërtimi pranë saj, duke lënë disa persona të bllokuar nën rrënoja.
Sipas autoriteteve lokale, katër prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike, ndërsa të tjerët kanë marrë lëndime të ndryshme. Mes të shpëtuarve nga rrënojat raportohet edhe një grua shtatzënë.
Ndërkohë, shkaku i shembjes mbetet ende nën hetim. Sipas autoriteteve të qytetit, në truallin ngjitur me ndërtesën po kryheshin punime gërmimi për ndërtimin e një objekti të ri.
Hetuesit po shqyrtojnë nëse punimet pranë godinës mund të kenë ndikuar në shembjen e saj.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vijuan gjatë natës, ndërsa autoritetet po kryejnë edhe kontrolle për sigurinë e ndërtesave përreth.
Lexo edhe
BOTA
VIDEO/ Shpërthen makina-bombë në Shën Petersburg, vritet koloneli rus

Estonia kundër të dërguarit të posaçëm të BE-së për negociatat Ukrainë-Rusi: Europa ka përfaqësuesit e saj!

“Do të derdhet gjak”/ Kreu i së djathtës polake paralajmëron: Nëse qeveria e Tuskut nuk e pranon humbjen në zgjedhje…

Rusia lëshon raketa balistike drejt Kievit, shpërthime të fuqishme në kryeqytetin ukrainas

Pas bisedimeve në Abu Dhabi, të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë, takohen me Putinin

Dy raketa ruse hynë në hapësirën ajrore të Moldavisë gjatë sulmeve ndaj Ukrainës

Eisenkot paralajmëron Netanyahun: Asnjë aventurë ushtarake në Iran pa u formuar qeveria e re

Një 31-vjeçare ndërroi jetë pasi ndoqi këshillat e ChatGPT, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e vetëdiagnostikimit





