82 vjeç dhe në super formë, aktorja e “Sulejmani i Madhërishëm” zbulon sekretet e bukurisë

Vitet kalojnë, por Nebahat Çehre duket sikur ka gjetur mënyrën për t’i sfiduar ato. Aktorja që për publikun shqiptar njihet si Valide Sulltanem e “Sulejmani i Madhërishëm” dhe Firdevsin në “Dashuri e Ndaluar”, vazhdon të tërheqë vëmendjen me energjinë dhe pamjen e saj. Por cili është sekreti pas këtij vitaliteti?
Nebahat Çehre e ka zbuluar vetë, të paktën pjesërisht. Gjatë një takimi me gazetarët në Bebek, ku foli për projektet e saj të reja dhe angazhimet e shumta, aktorja u pyet pikërisht për mënyrën se si arrin të ruajë këtë energji ndër vite.
Përgjigjja e saj ishte e thjeshtë, por domethënëse. Aktorja theksoi se një pjesë e rëndësishme e mirëqenies lidhet me të diturit se çfarë të bën mirë dhe me guximin për të zgjedhur veten.
“Një nga gjërat që e mban një person të shëndetshëm është të dijë se çfarë është e mirë për të. Prej vitesh, unë zgjedh veten dhe gjërat që më bëjnë mirë”, u shpreh aktorja.
Por duket se pas kësaj filozofie fshihen edhe disa sekrete personale. Kur biseda u thellua dhe u fol për zgjedhjet që i kanë bërë mirë, Çehre buzëqeshi dhe shtoi:
“Edhe unë kam sekretet e mia të vogla.”
Fjalët e saj mjaftuan për të shtuar kureshtjen, ndërsa aktorja duket se nuk ka ndërmend t’i zbulojë të gjitha menjëherë.
Biseda kaloi më pas te një tjetër angazhim i saj. Çehre ka rikthyer së fundmi praninë në një reklamë, pavarësisht se nuk është një emër që pranon çdo projekt. Për këtë arsye, ajo u pyet se çfarë e kishte bindur të merrte pjesë.
“Unë nuk e shoh këtë si një reklamë. Po ndaj përvojën time. Njerëzit më besojnë dhe unë nuk do të ndaja me ta diçka që nuk e besoja vërtet”, tha ajo.
Detajet e projektit të ri pritet të bëhen publike shumë shpejt, ndërsa Nebahat Çehre vazhdon të mbetet një prej figurave më të njohura të ekranit turk, me role të paharrueshme si Valide Sulltani në “Sulejmani i Madhërishëm” dhe Firdevs në “Dashuri e Ndaluar”.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Psikologia Anxhela Peza: Dyshoj që Gent Hoxha të jetë abuzuar, ishte shumë i ri

Çfarë i ndodh Françeska Muratit në rrugë? Ish-banorja tregon incidentin e frikshëm: Desh ika në botën tjetër

Dikur djalë “i lëvizshëm”/ Çfarë i tha Catherine Zeta Jones Michael Douglas që pranoi monogaminë?

Nuk u ngrit në këmbë për t’i dhënë dorën Brigitte Macron, aktorja Zendaya “kryqëzohet” nga fansat

Foto/ Më provokuese se kurrë, modelja shqiptare që zbuloi mesazhet me Vinicius dhe Benzeman i vendos sërish “flakën” rrjetit




